KAVAJE- Mbyllet për të tretën herë një bingo në qendër të Kavajës. Njësisa e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit pas kontrolleve rutinë vërtetoi se bingoja në pronësi të deputetit Socialist Parid Cara ishte rihapur, duke shkelur vendimet e kësaj njësie.

Operacioni i njësisë së mbikqyrejës së lorjave të fatit për mbylljen e një bingoje në qytetin e Kavajës ka krijuar incidente mes pronarëve dhe policisë, pasi kjo e fundit ka ndërhyrë për ta mbyllur.

Bingoja e cila ndodhet në qendër të qytetit, pranë komisariatit të policisë mësohet se o përkiste deputetit Socialist, Parid Cara, por babai i tij e kishte rihapur duke kundërshtuar kështu vendimin e Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.

Bingoja është mbyllur tre herë radhazi pas operacionut “Fund marrëzisë”, ndërkohë policia ka sekuestruar edhe mjetet e bingos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)