Të rinjtë kishin zgjedhur një mënyrë të “veçantë” të shpërndarjes së lëndës narkotike...përmes një makine të shpërndarjes së mishit.
23-vjeçari Xhavit Nela u kap nga policia me 80 gramë kanabis ndërsa drejtonte furgonin me targa AA 813 KT në fshatin Gos, automjet me të cilin veç mishit, shpërndante edhe lëndën narkotike në zona të ndryshme të Kavajës, por edhe në shkolla.
Të rinjtë e vënë në pranga menaxhonin dhe një bilardo në qytetin e Kavajës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
