KAVAJE - Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në Kavajë, ku djali ka plagosur me thikë babain e tij dhe kushëririn. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, tek “Ish-Fabrika e Letrës” në Kavajë, ku djali 44 vjeçar i familjes Isuf Sula,  i cili mësohet se ishte në gjendje të dehur, pas një sherri për motive banale ka plagosur me thikë babain e tij Hekuran Sula 64 vjeç dhe kushëririn e tij I.Sula, 16 vjeç.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 44 vjeçari është me precedent penal, pasi ishte i dënuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Kavajës, ku mësohet se  babai 64 vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa kushëriri 16 vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë, të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë vënë në pranga autorin 44 vjeçar, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)