Kavajë/ 54-vjeçari tenton të vrasë 33-vjeçarin pas një sherri, e godet më sëpatë në kokë! Dërgohet te Trauma, pranga autorit

Kavajë/ 54-vjeçari tenton të vrasë 33-vjeçarin pas një sherri, e godet më sëpatë në kokë! Dërgohet te Trauma, pranga autorit

Policia e Durrësit

KAVAJË- Një sherr mes dy personave për shkak të konflikteve për motive të dobëta ka agravuar deri në një tentativë vrasjeje. Një 54-vjeçar ka goditur me sëpatë në kokë një 33-vjeçar, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 29 nëntorit në një lokal në lagjen numër 4 në Kavajë, ku 54-vjeçari Artur Petja ka goditur I. Gj., 33 vjeç. Report Tv mëson se 54-vjeçari dhe 33-vjeçari kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Artur Petja, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, bashkë me pronarin ku ka ndodhur ngjarja. Në njoftim thuhet se pronari i lokalit, Elton Dedej, 44 vjeç, ka tentuar që të fshehë ngjarjen duke prishur provat, madje ka dhënë edhe kallëzim të rremë në polici. Pasi ka prishur vendin e ngjarjes, pronari i lokalit kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

44-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sëpatë) dhe 2 celularë. 

Ndaj autorit të dyshuar rëndon vepra penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, ndërsa pronari i lokalit akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Akuza e fundit është ngritur ndaj pronarit të lokalit, pasi kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur një klient që luante lojëra fati. Ai është vënë në hetim.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)