KAVAJË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Përroi i Agait në afërsi të plazhit të Golemit në Kavajë. Ngjarja, të cilën po e shikoni të pasqyruara në këto foto të siguruara nga A1Report, ka ndodhur rreth orës 14:00 të së djelës.
Një automjet tip Benz pasi është përplasur "kokë më kokë" me një automjet tip Peugot 206, ka përfunduar i përmbysur në përrua.

Ndërsa automjeti tip Peugot pas përplasjes është ndalur nga tabelë e sinjalistikës për stacionin e autobusit Plepa-Golem.
Të paktën 4 persona janë plagosur nga ky aksident, nga të cilët 2 janë në gjendje të rëndë. Ndërsa mjetet kanë vijuar të qëndrojnë në vendet e aksidentit pa asnjë masë për largimin e tyre pas kryerjes së ekspertizave dhe veprimeve hetimore në vendngjarje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO