Sipas informacioneve të Komisariatit të Policisë Kavajë, Ndriçim Tahiri 38 vjeç prej vitit 2007 i fshihej drejtësisë italiane dhe vetëm sot u bë e mundur kapja e tij.
“Ndriçim Tahiri, emri i vërtetë i të cilit është Ndriçim Jonuzi ka lindur dhe është banues në Kavajë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes policisë së Kavajës me FNSH Tiranë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)