KAVAJË - Një 36-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia shqiptare.
36-vjeçari Adrian Rrugeja (Driza), u ndalua nga policia në lagjen nr. 6 në Kavajë dhe pritet të ekstradohet në Itali ku do të kryejë dënimin që rëndon mbi të.
Rezulton se i ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali e ka dënuar me 8 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike dhe plagosje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Komento