Kavajë- Një taksist është rrëmbyer dhe më pas është vrarë duke u qëlluar 8 herë me thikë në trup, ndërsa policia ka arrestuar autorin 24-vjeç nga Gosa, i cili pranoi se krimin. Autori nuk u mjfatu ame kaq por grabiti taksinë dhe më pas e shiti në tregun e zi për skrap. 
 
Viktima është Idriz Karriqi 65-vjeç nga qyteti i Kavajës, ndërsa autori Musa Saraci 24 vjeç, dyshohet si përdorues droge.
 
Sipas policisë, 65-vjeçari në datë 14 rreth orës 10:00 paradite në vendin e quajtur sheshi para spitalit Kavajë ishte prenotuar si Taksi, ndërsa pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe të afërmit.
 
Pasi nuk u kthye në banesë, familjarët lajmëruan policinë duke bërë denoncim për zhdukjen e tij sepse nuk po arrinin që të kontaktonin edhe me telefon Karriqin.
idriz karrici
Viktima Idriz Karriqi

Sipas policisë, Musa Saraçi pasi e ka prenotuar e ka detyruar taksistin që të lëvizë në drejtim të periferisë së qytetit, ku dhe e  ka vrarë duke e qelluar 8 here me thike.

Pas vrasjes, i riu ia hodhi trupin në disa shkurre, ndërsa makinën që i grabiti viktimës tip 'Benz' me targa KJ 6844 A, e bardhë e shiti një ditë më pas në një varrezë makinash për 27 mijë lekë.

vrasja kavaje
Vendi ku eshte hedhur trupi i viktimes pas i u vra

Por, i riu duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi është identifikuar nga policia nga kamerat e sigurisë në qytetin e Kavajës.
 
Në pamjet e kamerave të sigurisë është fiksuar momenti kur 65-vjeçari ka marrë me taksi klientin Musa Saraçi (me rreth të kuq në foto në sediljen e parë), që e prenotoi dhe më pas e vrau me thikë, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u vendos në pranga pas disa orësh.

[gallery]20168[/gallery] 
Pasi u identifikua, autori u arrestua në banesën e tij dhe pasi u ballafaqua me pamjet e kamerave, pranoi krimin duke treguar edhe vendin ku kishte hedhur trupin.
 
Pas kërkimeve mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Greth të Njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës në disa shkurre, është gjetur trupi i Idriz Kariqit, i vrarë me thikë.

Autori pranon krimin
Para grupit hetimor autori ka deklaruar se qëllim ka qenë grabitja e taksistit "E vrara për t'i marrë paratë" mësohet se është shprehur i riu.
musa saraci
 Autori Musa Saraçi

thika e krimit taksisti kavaje

Thika me te cilen autori theri taksistin

taksisti kavaje
Makina e viktimes e cila perdorej si taksi

Plani i 'killerit', si rrëmbeu taksistin, e vrau dhe shiti makinën në pak orë
Plani i 24-vjeçarit që rrëmbeu, vrau dhe grabiti taksistin në Kavajë duket se ishte i planifikuar me detaje, pasi gjithçka ka ndodhur mjaft shpejt.

idriz karriqi
Familja Karriqi hap dyert e mortit