KAVAJE- Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë të Beratit, kanë bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit Fatos Lecini. Efekivët pasi morën informacione në rrugë operative, arritën të gjejnë objektivin në afërsi të malit të “Shpiragut”.

Lecini ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2007 ishte dënuar nga gjykata e Kavajës me 3 vjet e gjashtë muaj burg. Ai akuzohej nga prokuroria për vjedhje në bashkëpunim.

Arrestimi i tij nga uniformat blu u bë i mundur rreth orëve të vona të së enjtes, në bazë të operacionit policor të koduar “shpiragu”.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)