KAVAJË - Kapet sot në Kavajë një i dyshuar për vrasje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arritur të kapin dhe bëjnë ndalimin e Artes Katorri, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.
Ky ndalim u bë në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, pasi Katorri dyshohet për veprat penale “vrasje në rrethana rënduese mbetur në tentativë”, “mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “kultivimi i lëndëve narkotike”.
Katorri i ka shpëtuar një operacioni policor më pak se një muaj më parë, kur strukturat e policisë në kuadër të operacionit policor “Nata”, të zhvilluar më datë 16.12.2013 dhe 19.12.2013, bënë të mundur arrestimin dhe ndalimin e shtetasve Skerdilaid Gjoni, Tauland Hasa, Elton Kaziu, Shpëtim Habili, Andris Habili, Gerald Pezaku, Nexhip Arapi, Pleurat Mustafa, Nazif Hallulli, Orion Mehmeti.
Ndërkohë shtetasi Artes Katorri në kuadër të këtij operacioni, më datë 16.12.2013, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesën e tij në fshatin Hajdaraj-Kavajë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar seriozisht jetën dhe më pas ka arritur të largohet i ndihmuar nga kushtet e errësirës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com