Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës

Katër persona janë arrestuar në Qerret pasi po kryenin punime në një ndërtesë trekatëshe pa lejen përkatëse nga bashkia.

Shërbimet e komisariatit të Kavajës, në vijim të punës për evidentimin e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe rasteve të paligjshmërisë zbuluan 1 rast në fshatin Qerret në Kavajë.

3 punëtorë po kryenin punime ndërtimi në banesën trekatëshe, të cilët u vunë në pranga.

Bëhet fjalë sipas policisë për: R.K., 59 vjeç, banues në Maminaas, S.Ç., 49 vjeç, banues në Shijak dhe B.Ç. 41 vjeç, banues në Durrës.

Sakaq, ra në prangat e policisë edhe pronari i banesë ku po punohej, M.M., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Policia vijon kontrollet për gjetjen e rasteve të tjera të paligjshmërisë, si dhe për krimet ndaj mjedisit, ndërsa materialet proceduriale për 4 shtetasit i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 30/04/2024 12:25

    Mgjynaf

    Përgjigju
  • italia,: 30/04/2024 11:48

    Bravo....Ka shtet ne AlbaColumbiStan...hahaa, ta keni sa malet e 'gjeberuara' KryePsykoMinistrin

    Përgjigju
  • Maks: 30/04/2024 11:11

    Po me puntoret qe punojn per buken e gojes keni prangat or te uruar Shihni mor politikanet qe sdin sa pare kan vjedh dhe sa vila dhe shpia kan ne shqiperi dhe neper bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia