KAVAJË- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Kavajë-Rrogozhinë. Tre të rinj kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në afërsi të një ure e cila nuk kishte anësore mbrojtëse dhe ka përfunduar në një kanal uji.

aksidenti autostrade kavaje

 

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Gosë, pranë karburant "Mancaku" humbën jetën 2 djem dhe një vajzë. Mësohet se viktimat janë 27-vjeçari Viron Kamberaj, 32 vjeçarja Matilda Kule, dhe 22-vjeçari Kledi Xhapexhiu, të tre nga Lushnja. 

aksidenti kavaje

Shkak për këtë aksident fatal ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të volsvagenit, Klejdi Xhapexhi.  Nga veprimet e para hetimore mësohet se të rinjtë po udhëtonin drejt aeroportit të Rinasit ku po përcillnin 32 vjeçaren Matida Kule, e afërme e njërit prej viktimave.

aksidenti kavaje

aksidenti kavaje

aksidenti kavaje

Pasi kanë pirë një kafe ata janë nisur drejt Tiranës. Dyshohet se drejtuesi ishte futur në rrugë të gabuar dhe ka filluar të lëviz mbrapsht.

Por për shkak të errësirës mjeti ka përfunduar në kanalin me ujë. Makina është përmbysur dhe për pasojë të rinjtë nuk kanë mundur të hapnin dyert. Policia i ka gjetur të tre të rinjte brenda makinës të mbytur.

aksidenti autostrade kavaje

aksidenti kavaje

Zyrtarisht policia njofton se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orë 08:16 minuta.