Të pakënaqur me procedurat që ka ndjekur prej vitesh qeveria për monumente përkujtimore, siç janë shprehur kohët e fundit për Monumentin e Pavarësisë në Tiranë,ata na bëjnë të ditur vetëm faktin se nuk bëhet fjalë për vlera artistike në atë monumente, por nuk shprehen më tepër.
Fatmir Musai, piktor, personalitet i njohur në Kavajë dhe drejtor i AlbaFilmit në Tiranë, ka reaguar dikur për mungesën e vlerave artistike të kësaj vepre, por dje ka kundërshtuar të jap të plotë opinionin e tij. “Jam prononcuar atëherë kur duhet. Shihini gjërat në kohën e duhur kur bëhen.
Pse u kujtuat tani. Nuk kam për të thënë asgjë më tepër”, shprehet ai i nervozuar, edhe pse një pjesë e kolegëve të tij sugjeruan se ai ka pasur njohje me problemet artistike të veprës. Ndërsa skulptori Pjerin Kolnikaj, rrëfen se “Di që monumentin e ka realizuar një firmë ndërtimi.
Por duket se ai nuk ka qenë dakord të trajtohet si objekt, ndërsa thotë se “Unë mendoj se Kavaja ka nevojë për një monument që të përkujtojë ardhjen Demokracisë, por ai monument duhet hequr, sepse është një vepër e dobët. Kolnikja nuk thotë se “nuk di të ketë ndonjë autor të njohur që të ketë fituar ndonjë konkurs.
I pyetur nëse janë cenuar vlerat artistike nga ky lloj projekti, Kolnikaj thotë se “Vlera artistike nuk ka fare”. Skulptori Kolnikaj nuk është kundër një monumenti për të kujtuar demokracinë në Kavajë, por ai mendon se “Kavaja meriton një monument më të mirë, një monument të vërtetë demokracie.
I pyetur se nëse është i mendimit se duhet hequr apo jo, skulptori Kolnikaj nuk është kundër që të hiqen veprat përkujtimore nëse vlerat artistike janë të diskutueshme. Dje ai kujton edhe rast e statujës së pashait turk Bagjinit që ka qenë pranë Partizanit të panjohur në Tiranë, duke u strehuar se “Veprat e dobëta duhen hequr.
Ne kemi një rast të tillë, skulptura e S.Bagjinit pranë Partizanit të Panjohur në qendër të Tiranës ishte një vepër e dobët dhe Edi Rama e uli në shesh”. Kështu u shpreh Kolnikaj duke e quajtur të mjaftueshëm argumentin e tij për rastin e Monumentit të Kavajës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)