Hajrulla Gjekaj udhëtonte pasagjer në automjetin tip "Peugeot" me drejtues N.M, 53-vjeç banues gjithashtu në Shkodër. Gjekaj është shoqëruar në komisariat nën akuzën “armëmbajtje pa leje të organeve kompetente”. Mbeten mister rrethanat pse 52-vjeçari udhëtoi nga Shkodra në drejtim të Kavajës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri dhe fishekë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kompetente.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip "Peaugeot" me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj. Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• një armë zjarri tip “Zastava”.
•12 copë fishek
• një silenciator.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

(Arma "Zastava" me silenciator e cila iu gjet 52-vjeçari nga Shkodra)
e.gj/Shqiptarja.com










