/ATSH/. - Në një bashkëbisedimin me banorët e fshatit Bago të komunës Synej ne Kavaje, kandidati i mazhorancës per kryetar bashkie, Elvis Rroshi, ka premtuar investime të shumta në këtë fshat dhe në të gjithë komunën pas bashkimit me bashkinë e re të Kavajës. Rroshi tha se asfaltimi dhe ndriçimi i rrugëve, si dhe pastrimi i kanaleve që përmbysin shtëpitë, do të jene qendër të vëmëndjes së tij pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorti.
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike dhe deputetit Eduard Halimi në lidhje me akuzat se në këtë qytet janë importuar banorë në mënyrë që të ndikohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale. Rroshi është shprehur se këto akuza konfirmojnë panikun që ka zënë PD-në për rezultatin me të cilin do të përballet më 21 qershor. Sipas kandidatit socialist, banorë nga fshatrat përreth janë vendosur në Kavajë për një jetë më të mirë, e këtë nuk mund ta ndaloje askush. Rroshi ka deklaruar se vetëm në Tiranë jetojnë 1500 kavajas, çka tregon se migrimi i brendshëm është një fenomen i gjerë dhe jo vetëm i Kavajës.
"Kundërshtari del në media dhe thotë se Elvis Rroshi ka sjellë 600 veta në bashkinë e Kavajës. Njerëzit janë larguar nga Spilleja, Gosa apo nga fshatra të tjera që ofrojnë pak mundësi dhe janë vendosur në Kavajë. Çfarë ka këtu të gabuar? Po në Tiranë, sa banorë nga qytete të tjera janë vendosur atje? 1500 qytetarë të Kavajës jetojnë në Tiranë, çfarë duhet t'i themi ne tani se përse janë vendosur në Tiranë? I ka zënë paniku", ka deklaruar Rroshi.
Rroshi është shprehur se PD dhe kandidati i saj nuk mund të hedhin poshtë punën që është bërë në Kavajë përgjatë këtyre 4 viteve, çka i bën ata të frikësuar për rezultatin në votimet e 21 qershorit.
/Shqiptarja.com