KAVAJE - “Obelisku i Demokracisë” i ndërtuar në qëndër të qytetit të Kavajës në vitin 1993, nuk është më pjesë integrale e qendres qytetit. Insepektoriati Urbanistik Vendor në kuadër të një plani për rikonceptimin e qendrës mori vendim për prishjen e “Obeliskut”.
Vendimi për prishjen e tij u finalizua gjatë ditës sotme nga punonjësit e Inspektoriatit Vendor Urbanistik pranë Bashksië Kavajë. Televizioni A1 Report sjell foto të "Obeliskut" tashmë të rrënuar totalisht, teksa pritet largimi i mbetjeve nga qendra e qytetit.
Vendimi për prishjen e këtij objekti hasi në kundërshtimin e fortë të Partisë Demokratike, e teksa ish-lideri i kësaj force politike, Sali Berisha, u shpreh se nëse ky vendim fianlizohet atëherë demokratët eKavajës dhe gjithë Shqipërisë do ngrihen në protesta.
Sakaq, teksa "Obeliku" prishej asnjë qytetar Kavajas apo simpatizant i Partisë Demokratike ne këtë qytet nuk kundërshtoi aksionin e INUV.

(Në foto: “Obelisku” si ka qenë dhe pas aksionit të INUK) Foto të tjera
Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit të ndërtuar në vitin 1993 kur në pushtet kishte ardhur Partia Demokratike. Autori i veprës është Musa Qarri, ish-drejtues kulture në qytetin e Kavajës, ndërsa në finalizimin e kësaj vepre i kushtoi asokohe qeverisë 15 milionë lekë të reja.
Ndërkohë aksioni për shembjen e një godine pranë bashkisë u shoqërua me kundërshtimin e fortë të pronarit, i cili theksoi se posedon vendim gjykate per ligjshmërinë e objektit. Pas shumë debatesh punonjësit INUV finalizuan me sukeses misionin e tyre për shembjen e këtij objekti.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO