KAVAJE- Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme aksioni i Policisë Rrugore për drejtuesit e automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit, duke udhëtuar pa lejen e drejtimit apo pa dokumentacionin përkatës.

Në qytetin e Kavajës 3 persona janë arrestuar në flagrancë, dy 25-vjeçarë dhe një 27-vjeçar të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Numri i të arrestuarve në të gjithë Shqipërinë deri më tani ka arritur në 40 persona, ndërsa policia është drejtuar me thirrje ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet e mundshme.

Ky aksion vjen në kuadër të forcimit të masave ndëshkuese për disiplinimin e trafikut rrugor, si dhe penalizimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)