KAZAKISTAN - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka mbërritur në Kazakistan ku po zhvillohet dita e dytë e negociatave të reja ndërkombëtare për Programin bërthamor të Iranit.
Autoritetet iraniane janë duke diskutuar me autoritetet diplomatike më të larta të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që janë SHBA-ja, Anglia, Franca, Kina, Rusia si dhe Gjermania.
Rezultati i takimit dy-ditor në qytetin e Almati në Kazakistan do të vëzhgohet nga afër edhe nga Izraeli, i cili ka lënë të kuptohet se ajo mund të sulmojë Iranin, nëse diplomacia dhe sanksionet dështojnë për të parandaluar programin e pasurimit të uraniumit.
Televizioni shtetëror iranian e përshkroi atmosferën e diskutimeve si "shumë serioze".
Vendet perëndimore fajësojnë Teheranin për ambiciet bërthamore, por ky i fundit këmbëngul se programi është për të prodhuar energji bërthamore në mënyrë që ajo mund të eksportojë më shumë naftë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com