ASTANA (Kazakistan), 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande kërkoi sot një çtensionim të situates në Ukrainë pas fjalimit të djeshëm para kombit të presidentit rus, Vladimir Putin që e vuri theksin te përgjegjësia e perëndimorëve në këtë konflikt.
"Tensioni, presioni nuk janë kurrë zgjidhje", nënvizoi presidenti francez në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun kazak, Nursultan Nazarbaiev duke u shprehur për një çtensionim fillimisht verbal dhe më pas në lëvizjet e trupave në Ukrainë.
Ne duhet të angazhohemi (...) në një proces të çtensionimit dhe jo përshkallëzimit të situatës", theksoi François Hollande.
"Nuk kam reshtur kurrë së kërkuari dialog", shtoi ai./
/ec/ a.jor.









