KAZAKISTAN - Një anije kozmike ruse është lëshuar ditën e hënë drejt Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar. 

Anija e quajtur Progress 53 u lëshua nga Baikonur Cosmodrome në Kazakistan rreth orës 20:53 e mbushur me tre ton ushqime dhe furnizime të tjera për ekuipazhin e stacionit hapsinor.

Gjatë misionit të saj 4 ditor, anija kozmike do të fluturojë afër stacionit për të testuar edhe një sistem i cili i afron anijet kozmike drejt stacioni hapësinor, për misionet e ardhshme hapsinore ruse.

Progres 53 do të lidhet me stacionin vetëm ditën e premte, 29 nëntor.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)