KAZAKISTAN - Një shtëpi në Kazakistan është ndërtuar rreth një peme. Shtëpia e çuditshme në formë rrethore është e ndërtuar me një xham rreth pemës 12 metra të lartë.

Qëllimi pas strukturës arkitekturore është shkrirja e ndërtesës të krijuar nga dora e njeriut dhe natyrës.

Kjo shtëpi e veçantë ndodhet në pyllin malor të Almaty në Kazakistan. Ajo është e përbërë nga katër pole metali të cilat mbajnë peshën e secilit kat, me shkallë në formë spirale që lidhin bashkë të gjitha katet dhe e mbështjellë nga një mur prej dopio xhami të lustruar.

Në qendër të shtëpisë ndodhet një pemë bredhi 12 metra e lartë. Arkitekti Aibek Almasov i cili ndërtoi këtë shtëpi, tha se projekti ka si qëllim të ofrojë një alternativë për jetën e zhurmshme të qytetit.

Ai u shpreh shumë i gëzuar që ishte pjesë e kësaj vepre arti.

Shtëpia e rrallë është ndërtuar për një biznesmen 38-vjeçar dhe kosto e ndërtimit të saj shkoi 240 mijë paund.

Shumë pak nëse krahasohet me çmimet e shtëpive të tjera në këtë zonë të cilat i kalojnë 620 mijë paund.


(e.d/v.gj/shqiptarja.com)