TIRANE- Ndërtimi i një linjë hekurudhore Kosovë-Shqipëri dhe vendet e BE-së, ka qenë një pikat e ofruara për investime nga biznesmenët e Kazakistanit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim me homologun e tij kazak Karim Massimov si dhe presidentin Nursultan Nazarbayev. “Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Peleshi dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Pacolli ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat.
Ndëkohë, në takime ka marrë pjesë dhe Behgjet Pacolli, duke siguruar një garanci për realizimin e një projekti të rëndësishëm kombëtar. Jashtë temës së diskutimit nuk kanë mbetur as investimet në fushën e turizmit, energjisë por dhe të infrastrukturës e transportit. Pjesë e rëndësishmë e bisedimeve ka qenë dhe mbi investimet në fushën e naftës dhe të gazit.
KërkesaRealizimi i një projekti hekurudhor është cilësuar një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas propozimit hekurudha, që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të Mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithashtu nga Ballkani Jugperëndimor, dhe nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të realizojë një rritje të shkëmbimit ekonomik mes vendeve shqiptare drejt Bashkimit Evropian.
Madje, kjo do të cilësohet një nyje e rëndësishme këmbimi që i shtohet asaj të rrjetit rrugor. Për këtë çështje janë realizuar dhe takime me investitorë të rëndësishëm kazak. “Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat. Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian. Ndërsa Kryeministri Massimov theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejtë dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.
FtesaKryeministri Rama dhe Presidenti Nazarbayev diskutuan mbi rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit. Nazarbayev është ftuar nga Rama për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua prej Presidentit. Bëhet e ditur se gjatë vizitës në Shqipëri, Presidenti Nazarbayev do të shoqërohet edhe nga një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15