Kazinotë rikthehen në zemër të Tiranës, socialistët: Ndihmojnë ekonominë (VIDEO)

 “Nuk do të ketë më kazino elektronike përveçëse në hotele dhe resorte me 5 yje në zonat turistike, Tirana nuk është zonë turistike” , ka deklaruar kryeministri Edi Rama një vit më parë.

Por ky zotim nuk zgjati shumë. Një vendim i qeverisë shqiptare që mban datën 2 shtator parashikon rikthimin e kazinove në kryeqytet, e pikërisht në zemër të tij.

Shumica socialiste që ngriti kartonin jeshil për të mbyllur pikat e basteve sot e ka të vështirë të thotë pse ndryshuan mendje dhe i rikthyen, e pikërisht në zona të banuara.

“Nuk është siç e kanë përfolur mediat se unë dëgjova vetëm pak në mëngjes. Jemi dakord me këtë rikthim të pjesshëm”, shprehet deputeti Ardit Konomi.

Deputeti Ulsi Manja mjaftohet vec me një urim: “Të hënën nis komisioni i ligjeve, mbarë e mirë na shkoftë të gjithëve”.

Për disa të tjerë, fakti që nuk i kanë frekuentuar asnjëherë kazinotë, mjafton që mos të lexojnë as vendimin e qeverisë.

“Nuk kam pas qef asnjërën dhe nuk mund të jap dot mendim se nuk kam qenë as në rolin e lojtarit dhe as në rolin e vuajtësit. Nuk e di, nuk kam dijeni personalisht që janë rikthyer”, ka thënë ndër të tjera deputeti Dritan Bici.

Me argumentin se po do ndihmojë ekonominë, deputeti Ervin Bushati mohon që ky vendim të jetë marrë për qëllime klienteliste.

“Kemi marrë një iniciativë të mirë ligjore, që propozuam një ligj që hiqte lojërat e fatit. Ligji është shumë i mirë dhe ne nuk mund të jemi jashtë mohimit që ka nevojë dhe për të ndihmuar ekonominë e turizmin. Për specifika mund të flisni për persona përgjegjës” u shpreh deputeti Bushati.

Për një pjesë të opozitës në Kuvend ky vendim i kryeministrit është marrë për të favorizuar fushatën nga grupe të caktuara interesi.

“Meqënëse kemi hyrë në muajt e fushatës elektorale ehde kjo është pjesë e lëshimeve të njëpasnjshme për të kënaqur grupe të ndryshme interesi”, shprehet deputeti Myslim Murrizi.

Ndërsa pjesa tjetër e opozitës parlamentare nuk ka një koment, me argumentin se janë të angazhuar me fushatën.

 “Nuk do të ketë më kazino elektronike përveçëse në hotele dhe resorte me 5 yje në zonat turistike, Tirana nuk është zonë turistike”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama një vit më parë.

Por ky zotim nuk zgjati shumë. Një vendim i qeverisë shqiptare që mban datën 2 shtator parashikon rikthimin e kazinove në kryeqytet, e pikërisht në zemër të tij.

Shumica socialiste që ngriti kartonin jeshil për të mbyllur pikat e basteve sot e ka të vështirë të thotë pse ndryshuan mendje dhe i rikthyen, e pikërisht në zona të banuara.

“Nuk është siç e kanë përfolur mediat se unë dëgjova vetëm pak në mëngjes. Jemi dakord me këtë rikthim të pjesshëm”, shprehet deputeti Ardit Konomi.

Deputeti Ulsi Manja mjaftohet vec me një urim: “Të hënën nis komisioni i ligjeve, mbarë e mirë na shkoftë të gjithëve”.

Për disa të tjerë, fakti që nuk i kanë frekuentuar asnjëherë kazinotë, mjafton që mos të lexojnë as vendimin e qeverisë.

 “Nuk kam pas qef asnjërën dhe nuk mund të jap dot mendim se nuk kam qenë as në rolin e lojtarit dhe as në rolin e vuajtësit. Nuk e di, nuk kam dijeni personalisht që janë rikthyer”, ka thënë ndër të tjera deputeti Dritan Bici.

Me argumentin se po do ndihmojë ekonominë, deputeti Ervin Bushati mohon që ky vendim të jetë marrë për qëllime klienteliste.

“Kemi marrë një iniciativë të mirë ligjore, që propozuam një ligj që hiqte lojërat e fatit. Ligji është shumë i mirë dhe ne nuk mund të jemi jashtë mohimit që ka nevojë dhe për të ndihmuar ekonominë e turizmin. Për specifika mund të flisni për persona përgjegjës” u shpreh deputeti Bushati.

Për një pjesë të opozitës në Kuvend ky vendim i kryeministrit është marrë për të favorizuar fushatën nga grupe të caktuara interesi.

“Meqënëse kemi hyrë në muajt e fushatës elektorale edhe kjo është pjesë e lëshimeve të njëpasnjshme për të kënaqur grupe të ndryshme interesi”, shprehet deputeti Myslim Murrizi.

Ndërsa pjesa tjetër e opozitës parlamentare nuk ka një koment, me argumentin se janë të angazhuar me fushatën.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitro: 10/09/2020 20:21

    Kur i hoqen thane po shkaterojne familjet shqiptare dhe lajne parate e krimit ,sot i lejojne se ndihmojne ekonomine ( kuptohet me parate e krimit).A jane ne rregull keto monstra qe na qeverisin?.

    Përgjigju
  • Elvis Tiron: 10/09/2020 19:56

    Nje familje me pak qe svoton rilindasit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve