KUVAJT, 19 nëntor /ATSH-KUNA/- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit (KCCI) kërkoi sot forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Shqipërinë.
Në një deklaratë për agjencinë zyrtare kuvajtiane te lajmeve KUNA, pas takimit me një delegacion shqiptar, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kuvajt, anëtari i KCCI-së Osama Al-Nesef theksoi se shkëmbimet tregtare mes Kuvajtit dhe Shqipërisë nuk i përmbushin "synimet e përbashkëta" duke shtuar se investimeve kuvajtiane ne Shqipëri u duhet ende të arrijnë një nivel zhvillimi.
"Për të arritur një nivel të tillë Shqipëria duhet të ofrojnë lehtësira tatimore dhe shërbime për investitorët, të cilët kërkojnë një atmosfere më të mirë për të siguruar të ardhura nga projektet e tyre" tha ai duke vënë në dukje se Shqipëria është një qendër tërheqëse për investime.
Ai theksoi se investitorët kuvajtianë janë aktive dhe me përvojë si dhe kërkojnë gjithmonë të investojnë në projekte që u shërbejnë interesave të vendit si dhe interesit të vendit ku investojnë.
Al-Nesef shprehu besimin se kjo vizitë do të përmbushte objektivat e saj, që janë rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ndërkohë, delegacioni shqiptar tha se Kuvajti ka kontribuar në realizimin e disa projekteve zhvillimore në Shqipëri, kryesisht në fushat e bujqësisë, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe restaurimit të shesheve.
''Shqipëria synon të nxisë investimet e huaja në vend, pasi ajo ofron mundësi për të investuar në fushën e turizmit dhe energjisë'', theksoi delegacioni shqiptar duke shtruar se Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik ka kontribuar në zbatimin e disa projekteve.
skh.abd.hm









