“Kcimi i Tropojës”, muzikologu rrëfen, se përse e zgjodhën për të garuar drejt UNESCO-s

Trashëgimia jomatëriale, këngët, vallet edhe traditat, të cilat duhet të ruhen brez pas brezi, përpos që do të regjistrohen në një regjistër kombëtar, disa prej tyre do të garojnë edhe drejt UNESCO-s. Muzikologu Vasil Tole na rrëfen punën e bërë nga nismëtari Skënder Haklaj dhe grupi i studiuesve të tjerë, për dosjen e “Kcimit të Tropojës”.  

“Jam shumë i gëzuar që pas një fazë të gjatë heshtje, Ministria e Kulturës më në fund hodhi hapa konkretë, së pari për plotësimin e listës kombëtare me elementë të trashëgimisë, e më pas çuarjen e disa dosjeve për në UNESCO. Kcimi i Tropojës është një prej tyre. Ne jemi akoma në hapat e parë, pasi ka disa ndryshime siç është, faktit se duhet të provosh që shteti ka inventar serioz për regjistrimin e këtyre elementëve. Në mënyrë të veçantë edhe përgjigjet që kanë të bëjnë me masat që ka marrë shteti për ta transmetuar këtë trashëgimi”, shprehet Tole.

Patriotizmi, krenaria edhe fisnikëria e Alpeve të Veriut, për muzikologun Tole meriton të promovohet dhe bëhet pjesë e UNESCO-s.

“Brenda 31 marsit të vitit 2021 duhet që shteti (Shqipëria në këtë rast) të dorëzoje dosjen, formularin, një film dokumentar deri në 10 minuta ku përshkruan këtë dukuri, edhe pas kësaj do të kalojë në disa faza studimi. Vallja sipas etno-korologëve nënkupton një bashkësi njerëzish që lidhen së bashku. ndërkohë që kërcimi është individual. Secili e përjeton në mënyrë vetjake dhe nuk është i kushtëzuar nga tjetri. Ne do të synojmë që të kapim këto afate, por është një punë shumë e vështirë”, shprehet Tole.

Nga katër dosje që ishin fillimisht pretendentë për në UNESCO, në muajn mars të vitit 2021 Shqipëria ka zgjedhur që të dorëzojë vetëm dy prej tyre, “Kcimin e Tropojës” dhe “Xhubletën”. Ndërsa, edhe pas anëtarësimit të gusëlës serbe në UNESCO, pati shumë diskutime nga studiuesit shqiptarë për lahutën, por mesa duket për dosjen e Eposit të Kreshnikëve as kësaj herë nuk ka asgjë konkrete.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni