Inflacioni i lartë prej rreth 2 vitesh, ka ulur konsumin e qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër pritet të ngadalësohen edhe investimet e huaja për shkak të rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Këto evidentohen si shkaqet kryesore që do të ngadalësojnë ekonominë e vendit këtë vit dhe në 2024, sipas raportit të Komisionit Evropian, ku pritet që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5% dhe në vitin e ardhshëm të ulet në 3.1%.
“Rritja pritet të ngadalësohet nga 4.8% në 2022 në 3.5% në 2023, duke reflektuar efektet bazë dhe ngadalësimin e konsumit privat prej çmimeve ende të larta të ushqimeve, edhe pse ajo vazhdon të përfitojë nga rritja e punësimit dhe rritja e pagave reale” thuhet në raport.
Ulja e inflacionit, stabilizimi i tregjeve të huaja, rritja e konsumit, investimeve dhe eksporteve pritet të përshpejtojnë rritjen ekonomike në vitin 2025, të planifikuar nga KE në 3.7%. Në raport janë prekur edhe rreziqe të tjera me të cilat mund të përballet vendi përveç inflacionit, ku veçohen ndryshimet klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e rënduar më shumë nga emigracioni dhe ulja e lindshmërisë.
Ngadalësimi i ritmit të uljes së inflacionit, mund të sjellë edhe rritje të tjera të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë me qëllim forcimin e lekut, në mënyrë që të balancohet kërkesa për mallra me ofertën që ka tregu.
Por ky shtrëngim po ul investimet, dhe nga ana tjetër po zhvlerëson euron duke ndikuar negativisht tek eksportet, pohohet në raport. Edhe borxhi publik pritet të ngadalësojë ritmin e rënies së tij. Por nga ana tjetër vlerësohet pozitive ecuria e sektorit të turizmit, që pritet të vijojë edhe në vitet e tjera.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
20.2%
-
Jo
72.6%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 84
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
Ekskluzive/ Përgënjeshtrohet Berisha, BE për Report Tv: S'ka bllokim negociatash! 2 grupkapituj të tjerë hapen brenda javësh, përgatitje edhe për kapitujt e fundit
21 Mars, 14:20
-
Raporti i GRECO/ Përfaqësuesi i KE, Esposito: Korrupsioni s’ka kombësi e pasaportë, Shqipëria ka bërë progres! Nëse ka vullnet politik, ka dhe rezultate
21 Mars, 12:48
-
Ja draft raporti i Komisionit të jashtëm të PE-së për Shqipërinë: Mirëpritet ambicia për mbylljen e negociatave në 2027! Tejkaloni polarizimin, shqetësim presioni politik mbi gjyqësor
19 Mars, 21:50
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Fondet e IPARD mund të hapen në 2026! Në vjeshtë BE vjen për auditim nëse janë realizuar 'detyrat'
6 Mars, 15:04
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Von der Leyen njofton planin 'Riarmatimi i Evropës'
3 Mars, 20:53
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë 524 miliardë dollarë në 10 vjet
25 Shkurt, 17:46