Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë një loje interesante është shprehur se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes dy deputeteve demokrate, Jorida Tabaku dhe Grida Duma, për të mbytur në det, ka thënë se për to do të mbytej vetë në det.
I ftuar dje në ‘Shiko kush luan’ në Top Channel, Klosi i pyetur se kë do të shpëtonte ka thënë se do të hidhej vetë në det, dhe Duma e Tabaku le të jetojnë në ishull.
“E mendova përgjigjen para se të dilnin fotot, e dija që ishin dy femra por jo dy kolege që i kam edhe shumë mikesha. I dua të mirën padyshim. Të dyja në atë ishull të mbytem vetë, nuk ka asnjë problem. Do isha hedhur vetë në det, nuk zgjidhja asnjërën nga të dyja. Le të jetojnë në ishullin”, tha Klosi duke refezuar edhe pikët që do të fitonte në lojë.