KE: Europa mund të presë 3
milionë emigrantë deri në 2017 

KE: Europa mund të presë 3<br />milionë emigrantë deri në 2017 
Tre milionë emigrantë  priten të vijnë në Europë deri në vitin 2017. Fluksi i ri do të vijojë të kalojë përmes detit Mesdhe. Sipas Komisionit Europian, fluksi do të rrisë popullsinë e BE-së me 0.4%, duke patur parasysh dhe kërkesat e dështuara për azil.

“Në total, tre milionë persona, kontigjent shtesë, pritet të mbërrijnë në Bashkimin Evropian nga viti 2015 deri në 2017" shkruan Komisioni në raportin e tij prej më shumë se 200 faqesh për parashikimet ekonomike.

Lufta në Siri po i çon njerëzit në dëshpërim dhe sigurisht kjo do të ketë efekte. “Kjo është tashmë një përgjegjësi globale, sidomos një përgjegjësi europiane”- u shpreh për BBC, Peter Sutherland,  sekretari i përgjithshëm i Ban Ki-moon.

“Fluksi i refugjatëve në Evropë do të ketë një impakt mbi rritjen ekonomike, që do të ishte i dobët, por pozitiv për Bashkimin Evropian në tërësinë e tij”, bëri të ditur Pierre Moscovici, komisioneri evropian për Çështjet ekonomike, gjatë një konference shtypi.

Konfliktet në Irak, Afganistan, Eritrea dhe Somalia po i shtyjnë njerëzit drejt Europës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin