Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se KE kundërshtoi propozimin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimin Evropian në 2030. Rama ka ironizuar sërish, ashtu si edhe në Slloveni duke e paralelizuar pro-evropianizimin e vendeve të rajonit me vrasjen e ish liderit të Wagner, Prigozhin nga lideri rus. Rama thotë se është më e sigurt të jesh në një autobus të ngadaltë, duke nënkuptuar se pavarësisht se proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë të mundimshme dhe të ngadalta, e ardhmja është shumë herë më e sigurt.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale të punëve të jashtme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NË BE / ”-shkruan Rama.

Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes. Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat, nuk është në një mëndje me pretendimin e Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michel, që BE të mbajë premtimin.