KE 'përplaset' me Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030: Jo afate, të përmbushen kriteret

Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes. Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja Dana Spinat bëri me dije se KE, nuk është në një mëndje me pretendimin e Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

"Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën me vendet kandidate për t'u përgatitur dhe për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian", tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën, 29 gusht 2023.

Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat tha se Charles Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, për përmbajtjen e fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një samit në Slloveni.

Mosmarrëveshja e fundit publike midis von der Leyen dhe Michel vijnë pasi tema e zgjerimit të BE-së po diskutohet shumë në Bruksel, raportojnë mediat e huaja.

Propozimit të Charles Michelit, iu bashkua edhe thirrja e presidenti francez Emmanuel Macron të hënën. Ai sugjeroi një BE me masa ‘jo shtrënguese’ në lidhje me pranimin e vendeve kandidate që duan të anëtarësohen në unionin evropian. Disa vende të Ballkanit kanë pritur shumë vite për t'u anëtarësuar në BE, sipas kuadrit ligjor, pasi ata duhet të plotësojnë një sërë kërkesash përpara se kjo të bëhet e mundur. Udhëheqësit e BE-së do t'i përkushtohen kësaj teme në një samit të ardhshëm në tetor, pasi lufta në Ukrainë ka ringjallur debatin mbi zgjerimin e bllokut.

Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michel, që BE të mbajë premtimin.

S.S/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 29/08/2023 19:55

    Duhet nje lufte ne Ballkan,si ne Ukraine,qe ti plotesosh kushtet e pranimitRrofsh o Europe,nxite Serbine te godase.Nxite Greqine,shkaku eshte gati,Beu lere ne Progonat.Ligjin e luftes e Ka dhe nuk Ka asnje pengese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë