Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin

SLLOVENI- Integrimi i vendeve të Rajonit ka qenë tematika kryesore në diskutimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Liderët e Ballkanit Perëndimor ishin në një linjë me kryeministrin Rama i cili u shpreh se Shqipëria është proevropiane dhe proamerikane por ku ‘entuziazëm’ e ka një kufi, të cilin kreu i qeverisë shpreson të përmbushet nga ana e BE-së, duke theksuar se ka edhe 20 vite ‘euro-optimizëm.’

Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se nuk beson se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së në 2030, por edhe kjo kohëzgjatje ka përparësitë e veta. Me këtë mesazh, pa dalë nga stili i tij i ‘drejtpërdrejtë’ Rama u tha zyrtarëve të lartë të unionit se nuk duhet vetëm reforma apo kritika, por hapa më konkretë dhe mbështetje direkte financiare dhe ndihmë në tregun e përbashkët.

“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave... kjo do të ishte shumë mirë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin.”- tha Rama.

Në të njëjtën linjë ishin edhe krerët e tjerë të Ballakanit Perëndimor ndërsa sa i takon anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, kreu i qeverisë theksoi se do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do të dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.”- tha Rama.

Ky është forumi  i 18 strategjik që organizohet në  Bled, ndërsa pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë. 

Forumi Strategjik i Bledit është një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj, duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat promovohen përmes eventeve të ndryshme, diskutimeve, tryezave të rrumbullakëta, projekteve, analizave dhe publikimeve.

Ngjarja e saj qendrore vjetore - konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit - është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila këtë vit ka si temë "Solidaritet për Sigurinë Globale”. Kryeministri Rama mori pjesë sot në Panelin e Liderëve, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Kryeministrin e Malit të Zi, Kryeministren e Serbisë, Kryeministrin e Bullgarisë, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje, Hercegovinës, si dhe Kryeministrin e Kroacisë. Paneli u moderua nga gazetari dhe prezantuesi i programeve televizive Ali Aslan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Rama e nis fjalën në batutë në Slloveni: Autobusi ballkanik i avashtë, gjithsesi më mirë se një avion rus

1693228841_ramamajko.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batutë fjalën e tij në Forumin Strategjik të ‘Bled’ në Slloveni. Duke iu referuar vdekjes së Prigozhin në avionin e tij privat në Moskë, Rama e krahasoi panelin me një autobus, por u shpreh se është më optimist, pasi është më mirë sesa një avion rus.

“Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus.”- tha Rama.

Ora 16:36
'Avioni nuk po nisej ende...' Batuta e Ramës me Putin lidhur me vdekjen e Prigozhin

 

Nga forumi i Bledit në Slloveni erdhën mesazhe të forta mbështetje për integrimin e Ballkanit në BE. Por nuk munguan batutat. Kryeministri Edi Rama ishte i hidhur me Presidentin rus Vladimir Putinit pas vdekjes së shefit të Vagnerit, Prigozhin.

 E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë.

Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe Kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”.

Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende" tha Rama

Ora 16:19
Forumi i Bled/ Abazoviç: Europa pranon njerëzit tanë si punëtorë por jo shtetet! Nëse nuk ndryshojmë do t’i japim mundësinë një pale të tretë

 

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë drejt euroskepticizmit dhe do t’i japim mundësinë një pale të tretë dhe nuk do e kemi më atë entuziazëm që t’u bërë pjesë.

Fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura kur tha me ironi se BE pranon njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo shtetet.

Dhe diçka, miku im Dimitri tha diçka për punëtorët, njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE, dhe pyetja është që si është e mundur që njerëzit tanë mirëpritën në Europë, por jo vendet tona?

Nëse presim që të jemi pjesë e BE, që të sjellim njerëzit mbrapsht, BE s’ka për të hapur asnjëherë dyert për ne. Sepse si mundet ne ta bëjmë partneritetin sa më të ngushtë dhe ta përdorim këtë rajon jo si rajon krizash por që mund të japë mundësi të reja për zhvillimin e BE. Atëherë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai.

Ora 16:13
Ukraina në BE? Rama: Do të dëshiroja të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama në panelin e forumit Strategjik të Bled, përcolli mesazhin që BE nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën duke lënë pas Ballkanin Perëndimor.

Rama iu përgjigj pyetjes së moderatorit të panelit Ali Aslan

Ali Aslan: "Zoti Kryeministër  Rama ka një legjendë këtu në Bled që nëse i bie kambanës së dëshirës tre herë  këtu tek kisha e ishullit, dëshira jote mund të realizohet. Nuk e di nëse mund ta bëjmë këtë, por nga ana hipotetike, cila është dëshira veçanërisht në lidhje me të ardhmen e vendit tuaj në Europë?" 

Edi Rama: “Nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të fillonin negociatat, kur na thonin ne duam të martohemi por nuk duam të flasim me ju. Tani që po flasim jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që jemi të mirë për ta por të transformojmë vendein tonë.

Negociatat për mua janë transferimi i dijeve që ka njeriu për shtetformimin. Duke iu kthyer dëshirës,unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën"

Ora 16:03
Forumi i ‘Bled’ në Slloveni, Kurti: Jemi optimist, jemi në kontakt me 5 vendet që s’na njohin! Për pak vite Kosova do jetë në union

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur shumë pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.  Kurti thotë se janë në kontakt me 5 vendet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.

“Është e vërtetë që 5 vende ende nuk na njohin, por po punojmë me ta nga pikëpamja diplomatike por edhe në Bruksel. Atmosfera është më mirë edhe më parë, ka disa hapa konkretë që ne shpresojmë që ata të ndryshojnë pikëpamjen e tyre. Një mënyrë si ne përpiqemi të bindim vendet skeptike është nëpërmjet progresit ekonomik dhe demokratik, që është një histori suksesi. Ndërhyrjes së NATO-s në 1999 për të ndalur gjenocidin e ish Jugosllavisë së Millosheviçit dhe është histori suksesi që Kosova është një ndër vendet në krye të këtij progresi. Pra jemi optimist për anëtarësimin e BE-së. Është e rëndësishme të jemi të harmonizuar në bazë të politikave të vlerave. Politika mbi bazën e vlerave na integron të gjithëve. Presim që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe çfarë e konsideroj të rëndësishme për ne është që të mbyllet ky proces i njohjes të ndërsjellë, sepse është një proces njohjeje de facto diku dhe de jure diku... Mendoj se në pak vite ne do të bëhemi anëtar të BE-së dhe shpresoj që BE dorë më dorë të bëjë edhe konsolidimin.”- thotë Kurti.

Ora 15:23
Rama nga Forumi i ‘Bled’ në Slloveni: S’besoj se në 2030 do jemi në union, kemi edhe 20 vite euro-optimizim! Shpresojmë që BE të ketë përmbushur premtimin

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh nga Forumi i ‘Bled’ në Slloveni ku ndodhet së bashku me krerët e Ballkanit Perëndimor. Rama i dha një mesazh të qartë Bashkimit Evropian ku theksoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit duhet të jetë edhe më praktik, sidomos në mbështetjen ekonomike.

Ndër të tjera, Rama theksoi se është Shqipëria vijon të ketë përpos vullnetit, edhe një dëshirë të madhe për anëtarësimin në Evropë dhe qasjjen proamerikane. Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur 'premtimin' për anëtarësimin e vendit tonë në union.

“Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë.

Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrjet tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë, nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh.

Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite, përkundër Perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe properëndimorë, pra kemi ende 20  vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj, Charles. - tha Rama.

Ora 15:16
Forumi Strategjik i Bledit, Rama mbërrin në Slloveni! Do të jetë pjesë e panelit të liderëve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Slloveni, ku do të jetë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale.

Në një video të publikuar, duket kryeministrit teksa zbret nga makina dhe me çadër drejtohet në vendin ku do të zhvillohet forumi.

Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.

Qeveria sllovene organizatore thotë se ky është Forumi i 18-të strategjik i Bledit

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 29/08/2023 10:04

    Jemi optimiste per pas 20 vjetesh por...a do te jete Europa pas 20 vjetesh.Kjo eshte dilemma

    Përgjigju
  • Tosi: 29/08/2023 05:10

    Gastori i Ballkanit serish ne shfaqje. Na kishte marre malli qysh ne kohe te Merkelit, ku e qante gastorllekun! Edhe une i mneshtes parakomentuesit qe eshte e "rendesishme" qe ne "mbledhje te rendesishme" merr pjese dhe "vende te tilla".

    Përgjigju
  • ylli: 29/08/2023 04:35

    ta kane pire lengun europianet,,te besh batuta te ka mbetur,,mjere ne si popull ne duar te kujt kemi rene...

    Përgjigju
  • goni: 29/08/2023 00:53

    me hajdute e shketdhata si ti o rama ,,as ne 2100 nuk hyjme ne europe ne...

    Përgjigju
  • Toni: 29/08/2023 00:30

    Me ty ne krye, sa te jesh gjalle nuk hyjme ne BE.

    Përgjigju
  • Klea: 28/08/2023 19:15

    Shume kenaqesi qe vendi jone merr pjese ne vende te tilla

    Përgjigju
  • Kejsi: 28/08/2023 19:14

    Nje mbledhje shume e rendesishme

    Përgjigju
  • Roni: 28/08/2023 18:20

    Jemi te sigurt qe premtimet do mbahen

    Përgjigju
  • Eni: 28/08/2023 18:20

    Do diskutohen tema mjaft te rendesishme

    Përgjigju
  • Karikaturisti: 28/08/2023 18:14

    BE-ja ka dy koka,një franceze e një gjermane. Per ate gjermane 'Ballkani Perëndimor' do kishte hyrë në BE. Për atë franceze,do hyje vetëm Serbia para 2030-es. Pjesa tjeter të shullëhet në Diell deri në 2100-en. A nuk e kuptoni se BE nuk mund të ketë pa GB dhe me Mikronët nē krye!?

    Përgjigju
    • Gabim: 29/08/2023 00:20

      Serbia nuk hy pa njohje (vetem Po ja hapen rrugen shqipet tironse)! E dyta serbia ka 9 milion banore (qe jane shume per BE)! Ne BE hy Mali Zi (vend me port , dalje det ) popullsi 600,000 fiks vend si Malta etj i vogel dhe strategjik dhe nuk jep fluks popullsia emigration ! Shqiperia ka vetem 2 milion , ne 2030 dikush qe 1991 ishte 18 vjec nga komunizmi tani ne 2030 do ishte 58 vjec pra pensionist te fundit kjo tregon qe hy Mal Zi dhe Shqiperia . Pse ? Shqiperia ka vetem 2.8 mil banore nga keto 50% jetojne me residence jashte pra me letra rregullta , nga keto 10% kane bashkim familjar + lejeqendrim ne gjermani + vende treta jashte EU si UK US JAPAN AUSTRALIA ASIA AFRIKA qe ka ndonje emigrant per keto vende i bie 1-1.3 milion shqiptar mbeten ne “qarkullim” nga keto 3-10% kane para se jane shtresa e pasurve nuk ikin nga Shqiperia por Po te duan ikin pra nuk ka problem EU , ndaj lind pyetja , Shqiperia “Jua VODHI EUROPES ANTARESIMIN” me 1 mil emigrant ne Itali me passport italiane c , shqiptaret kane ikur de “facto” ne EU por duhet edhe ana teknike e vendit dhe standardit “de juris” kjo vjen vetem pasi te kete 10-13 miliard € per INFRASTRUKTUREN ne shqiperi , pa infrastrukture ska lek as zhvillim! Ndaj nese nuk futet nuk eshte cudi ne 2030 -2033 te Mos pranoje Shqiperia te futet ne BE , kjo do ishte deshtimi i EU , por mbetet per tu pare !

  • Plaku: 28/08/2023 18:05

    Rama tall trapin se e di qe asnjë nga lideret e europes dhe as ballkanit nuk do jene vendimmares kur ballkani te hyj ne BE. Do jene te gjithe pensioniste bile, Pale do jene akoma gjalle kur te vije ajo kohe, mbase nga 2060??

    Përgjigju
    • Or tej: 28/08/2023 20:07

      Brenda 2050 or teeeejjjjj

  • Klea: 28/08/2023 17:45

    Urojme qe BE te mbaje premtimin qe i ka dhene vendeve te ballkanit perendimor

    Përgjigju
  • ema: 28/08/2023 17:44

    Nje forum qe do te diskutohen ceshtje shume te rendesishme per rajonin

    Përgjigju
  • Semi: 28/08/2023 15:37

    Vetem me pune te mira do te vazhdojme te ecim perpara! Nder te vetmit qe e ka treguar se me kontributin e tij te palodhshem, do e ngrej kete vend ne nje siguri dhe nivel te larte

    Përgjigju
  • Klevi: 28/08/2023 15:37

    Nje nder liderat e vetem, i cili na ka nderuar ne cdo mbledhje dhe kudo qe ka shkuar. Me Ramen ne krye, ne do te ecim vetem perpara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja