KE, luftë evazionit fiskal dhe thellim i integrimit ekonomik
Programi i Komisionit Europian për 2015 TIRANË, 16 Dhjetor /ATSH/ -Komisioni Europian, sipas draft-programit të përgatitur për 2015, ka për qëllim të luftojë evazionin fiskal, të thellojë integrimin ekonomik dhe të rishikojë legjislacionin e saj mbi produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ), etj. Lista e këtij viti, sipas ‘Euobserver’ përmban 23 masa që përfshijnë ekonominë, migrimin, […]
TIRANË, 16 Dhjetor /ATSH/ -Komisioni Europian, sipas draft-programit të përgatitur për 2015, ka për qëllim të luftojë evazionin fiskal, të thellojë integrimin ekonomik dhe të rishikojë legjislacionin e saj mbi produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ), etj.
Lista e këtij viti, sipas 'Euobserver' përmban 23 masa që përfshijnë ekonominë, migrimin, klimën, dhe industrinë.
Në krye të saj janë propozimet për rritjen ekonomike të BE-së, pjesë e të cilit është plani i presidentit Juncker për 315 bilion EUR investime gjatë viteve të ardhshme. Masa të tjera përqëndrohen për të ndihmuar punësimin e të rinjve ose shtimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit në tregun dixhital. Komisioni po ndërmerr hapa të mëtejshme për rritjen e sovranitetit të ekonomive qeveritare, ku përfshihen "stimuj" për reformat strukturale që do ndërmerren prej tyre.
Duke marrë parasysh faktin se, "qytetarët presin përmirësime në atë që BE-ja është duke bërë dhe se si e bëjnë atë", Komisioni është duke planifikuar një marrëveshje ndërmjet Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për të krijuar një "regjistër të detyrueshëm transparence". Ky do të sigurojë që të gjitha institucionet europiane të jenë të hapura rreth faktorëve që ndikojnë në procesin e vendimmarrjes.
Gjithashtu parashikohet të rishikohet sistemi i licensimeve të produkteve OMGJ, sepse sipas sistemit aktual, komisioni mund të aprovojë autorizimin e produkteve të modifikuara gjenetikisht, edhe nëse shumica e qeverive të BE-së e kundërshtojnë.
Pikë tjetër në planin e Komisionit Junker është aderimi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, realizimi i hapave drejt një "bashkimi të energjisë" (zvogëlimi i varësisë së saj nga Rusia) dhe rishikimi i politikave të saj tregtare, përfitimi i padrejtë i emigratëve nga programet e mirëqenies sociale, lëvizshmëria e punës.
Në draft parashikohen edhe disa ndryshime legjislative për shkak të vjetërsisë së tyre si p.sh rregullat për buxhetet e mëparshme, ligjet e lidhura me ndihmën e fermerëve. Disa do të hiqen sepse nuk ka ndonjë marrëveshje të parashikuar për zbatimin e tyre si p.sh etiketimi i mallrave organike; regjistrimi i materialeve radioaktive; një ligj mbi kreditë e stacioneve të energjisë bërthamore dhe harmonizimin e akcizës në alkool. /gj.m//m.m/
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1464
Lajme të tjera
-
Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968
4 Maj, 18:37
-
Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh
4 Maj, 18:13
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj, 18:04
-
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane për vitin 2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues
4 Maj, 18:03
-
VIDEOLAJM/ ‘Drini’ dhe ‘Buna’, turistët shijojnë ‘magjinë’ e liqenit të Shkodrës me dy varkat turistike
4 Maj, 17:58
-
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 17:48
-
Bie fluksi në Kapshticë, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje
4 Maj, 17:44
-
Rama mbledh të martën deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa
4 Maj, 17:39
-
Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe
4 Maj, 17:22
-
Inaugurohet godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet për një program të madh asistence me donatorë të huaj
4 Maj, 17:16
-
Përveç Zelenskyt, Rusia shpall në kërkim edhe ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko
4 Maj, 17:08
-
Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas
4 Maj, 16:56