Në vazhdën e protestës në kryeqytet kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një emigranteje shqiptare në Itali. 

Në një mesazh të gjatë qytetarja Margarita Mustafaj vlerëson punën e kreut të qeverisë veçanërisht hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë një vit më parë.

'Sikur ta dinin këta të rinj që janë në protestë se çfarë do të thotë të dalësh në pension 8 vjet përpara pas kaq vitesh sakrificë kur shpresat dhe forcat po na linin', shkruan ajo ndërsa vë në dukje se marrëveshja u arrit falë Ramës.

"Kush do të na llogariste ne po të mos ishte ky kryeministër?", shkruan ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama thotë se janë pikërisht mesazhe të tilla që i japin forcë për të vijuar përpara. Kreu i qeverisë thekson gjithashtu se ka ende shumë qytetarë 'që presin e që meritojnë të shpërblehen në besim'.

Postimi i plotë:

Fjalë si këto të bëjnë të ndjesh se përtej baltës, gurëve dhe jargëve, ky mision i vështirë ia vlen pikërisht për impaktin e punëve të mira. E kur këto fjalë mbërrijnë deri tek ti, nuk ka shije më të jashtëzakonshme se sa të kthehesh me sytë e mendjes në stacionet e arritjeve të mundimshme, ku ka aq shumë njerëz të shpërbyer në besimin që të dhanë. Dhe të marrësh forcë, për plot të tjerë që presin e që meritojnë të shpërblehen në besim! Hajër

“Përshëndetje zoti KM.

Jam një qytetare nga Durrësi që prej 30 vjetësh jetoj në Itali.

Po ju shkruaj për faktin se si sot 1 vit përpara hyri në fuqi marrëveshja e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë.

Falë kësaj marrëveshje unë sot jam pensioniste në moshën 59 vjeçe që sikur ju personalisht mos ta kishit arritur me Melonin do dilja nç mishën 67 vjeç.

Pra edhe 8 vjet të tjerë. 42 vite punë midis Italisë dhe Shqipërisë dhe nuk mundesha më të punoja.

Kam filluar punë që në moshën 17 vjeç në Shqipëri. Rrita 3 fëmijë por nuk i shijova siç duhet.

Me orar e pa orar në emigrim nuk i shihja dhe përkujdesesha siç duhej sepse nevoja më detyronte të punoja.

E kështu më në fund falë jush arrita të dalë në pension që në dhjetor dhe shyqyr zotit po shijoj nipërit dhe mbesat.

Jam në Durrës prej 2 mujash dhe bashkë me të tjerë që dolën po ashtu dolën në pension shijojmë ditët tona në Durrësin tonë.

Llafosemi këtu me njëri tjetrin dhe të njëjtën gjë themi:

Ahh sikur ta dinin këta të rinj që janë në protestë se çfarë do të thotë të dalësh në pension 8 vjet përpara pas kaq vitesh sakrificë kur shpresat dhe forcat po na linin...

Ehhh mor djem dhe vajza...

Duhet ta kuptoni se ne ishim brezi i parë që mbajtëm me thonj e gjak një Shqipëri këto 30 vjet, por ama në Itali kush na pyeste?

Kush do të na llogariste ne po të mos ishte ky kryeministër?

Të rrofsh o Edi, sepse ne e dimë ç’do të thotë të arrish një fitore të tillë.

Ke mbështetjen tonë.

Na zgjidhe gjithë atë hall që patëm me atë copë shtëpi në Durrës kur ra tërmeti.

Por na u gjende.

Shtëpitë u rregulluan dhe lekët i morëm një për një.

Pa shpresë ishim kur shihnim që italianët në Auila, mbas tërmetit atje në vitet 2000, janë akoma në baraka.

Por ia dole.

Po marrim dy pensione tani dhe, shyqyr Zotit, na bëre që këto muajt e beharit t’i kalojmë këtu, në shtëpitë tona, me shokë e miq që shiheshim njëherë në vit.

Një lutje kemi:

Mbase na i ngre pak edhe këto pensionet shqiptare.

E dimë që nuk është e lehtë, por do ia dalësh.

Dhe tjetra:

Sikur ta mbyllësh marrëveshjen edhe me Greqinë, se kam 2 vëllezër atje dhe mezi presin të shkretët.

Do na bashkojë të gjithëve për këto ditë që na kanë ngelur...

Por për këto duhet punë dhe ti, siç e ke treguar, ia ke arritur.

Prandaj të urojmë:

Të kesh forcë të na i çosh përpara këto punë.

Diaspora pret akoma nga ty.

Me respekt,

Margarita Mustafaj

Durrës