KE/ Më e lehtë zgjedhja e Papës se caktimi i emrave për postet më të larta në BE

Liderët europian janë mbledhur për caktimin e emrave që do të zënë postet më të larta në BE.

Lojtarët e mëdhenj të “ndeshjes” do të jenë Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, të cilët para takimit kishin një bisedë kokë më kokë. Megjithatë duket më e lehtë zgjedhja e Papës sesa caktimi emrave kyç në BE.

Nga analistët shpresohet se vallëzimi politik do të përfundojë të enjten në mbëmje ose të premten në mengjes. Rezultati i zgjedhjeve evropiane i ka lënë të gjitha ndeshjet e hapura dhe emërimi i Manfred Weber është shumë i sigurt: asnjë grup politik nuk ka një shumicë solide në Parlamentin Europian.

Gjithsesi duket se është më e lehtë zgjedhja e Papës sesa caktimi i pozicioneve më të larta në BE. Për Kancelaren Merkel, zgjidhja e kontraditave do të bëhet deri më 2 korrik. "Ne duhet të punojmë me Parlamentin Evropian për të gjetur ekipin më të mirë për BE-në, me burra dhe gra që kanë aftësi dhe besueshmëri.

Megjithatë, duke pasur parasysh rrjedhshmërinë e situatës, qëndron mundësia e një samiti të jashtëzakonshëm në  dt 1 korrik./Përgatiti Ilir Çuçi
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë