KE miraton studimin e
fizibilitetit për Kosovën

KE miraton studimin e<br />fizibilitetit për Kosovën
BRUKSEL - Komisioni Evropian është pajtuar t’i ofrojë Kosovës marrëveshjen e stabilizim asociimit por ka kushtëzuar fillimin e negociatave për këtë proces me përmbushjen e disa kritereve.

Duke shpallur miratimin e studimit të fizibilitetit për përfshirjen e Kosovës në këtë proces, komisionari për zgjerim Stefan Fule tha se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e kësaj marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Komisionari Fule tha se Kosova po ec me hapa të mëdhenj në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Këtë vit Kosova ka pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ka shënuar përparim në përfshirjne esaj në në programet e këtij bashkimi dhe tani ka pranuar studimin e fizibilitetit për një marrëveshje të Stabizilim asociimit.

“Në këtë studim Komisioni e bën të qartë se ai do të propozojë një mandat për një marrëveshje të stabilizim asociimit sapo Kosova të plotësojë përparësitë afatshkurtra në fushat e sundimit të ligjit, administratës publike, mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe tregti”, tha komisionari Fule.

Komisioni Evropian vlerëson ndërkaq se situata në veriun e Kosovës mbetet një sfidë e rëndësishme për Kosovën, Ballkanin Perëndimor si dhe Bashkimin Evropian, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Por, komisioni pohon se gjendja e tashme në atë zonë nuk është pengesë për negocimin e marrëveshjes.

Po ashtu edhe Beogradit edhe Prishtinës u bëhet thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

(marre nga voa)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi