TIRANË – Komisioni Europian i kërkon politikës shqiptare që brenda javës së parë të majit të përfundojnë punën për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Kreu i misionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi tha gjatë një seminari për Planin e Veprimit Shqiperi – BE se më 3 maj, Tirana zyrtare do të vizitohet nga kryekomisioneri europian Stefan Fylee pak ditë më pas në Bruskel do të analizohet ecuria e Shqipërisë.
“Është e rëndësishme që deri atëherë të ketë arritje për të treguar se gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Duhet ende shumë për të bërë derisa KE të japë raportin e progresit në vjeshtën e këtij viti. Në këto muaj do ketë konsultime të rregullta. KE është gati të japë udhëzime në këtë përpjekje të madhe kombëtare”, tha Sequi në fjalën e tij për mediat.
Ai gjithashtu deklaroi se ky vit duhet të jetë me shumë rëndësi për shqiptarët.
“2012 duhet të jetë një vit I mundësisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur. Duhet një angazhim i fortë dhe serioz, vendosmëri e sinqertë dhe bashkëpunim i plotë”, tha kryediplomati europian në Tiranë.
BREGU: KEMI NE DORE STATUSINNe e kemi në dorë të kryejmë detyrimet tona. Ky ishte konstatimi i bërë sot prej Ministres së Integrimit Evropian Majlinda Bregu në seminarin mbi planin e veprimit të qeverisë shqiptare në kuadër të përmbushjes së standardeve të kërkuara nga Brukseli.
“Do kemi mundësi sot të marrim një vlerësim sa më realist detyrimeve të plotësuara gjatë këtyre muajve. Këto janë sfida që përballin qeverinë shqiptare me planin e veprimit. Ne kemi mbyllur gjatë këtyre ditëve dhe impuntin e parë të progres raportit që ka një pritshmëri të madhe nga ana e Komisionit Europian, por edhe nisur nga zhvillimet”, u shpreh Bregu.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.4%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet
24 Dhjetor, 19:11
-
Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat
24 Dhjetor, 19:05
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh/ Trafik i rënduar, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës! Trafik edhe në Vlorë, shkak kthimi i emigrantëve për festa (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49