KE: Negociatat për MSA hapen
më 28 nëntor, ja rekomandimet
PDF/ Progres-Raporti i KE për Kosovën

KE: Negociatat për MSA hapen<br />më 28 nëntor, ja rekomandimet<br />PDF/ Progres-Raporti i KE për Kosovën
BRUKSEL - Komisioni Evropian ka prezantuar sot progres-raportin për Kosovën. Në të thuhet se Brukseli shpreson të nisë negociatat për Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit me Prishtinën në fund të tetorit dhe ta përmbyllë atë verën e ardhshme.
 
Progres-raporti thekson edhe rëndësinë e zgjedhjeve të rregullta lokale, që do të mbahen më 3 nëntor në Kosovë. Ai po ashtu thotë se Kosova duhet të bëjë reforma të mëtejshme në sundimin e ligjit dhe gjyqësor, shkruan REL.

“Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore për vitin 2013-14”, është titulli i Raportit i cili në vete ngërthen disa pika kryesore si për shembull: Marrëdhëniet në mes të Evropës dhe Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kriteret Politike, Demokracia dhe Sundimi i Ligjit, Të drejtat e Njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve, çështjes rajonale dhe obligimet ndërkombëtare, Kriteret Ekonomike, Standardet Evropiane etj.

Korrupsioni, krimi i organizuar, ndikimi i politikës në gjyqësor, liria e mediave janë pjesë e kritikave negative të këtij raporti. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk harron që ato në të cilat është e përfshirë vetë t’i paraqesë si zhvillime pozitive, si p.sh. dialogun Kosovë-Serbi që po ndërmjetësohet nga Brukseli. Në kuadër të kësaj, Komisioni Evropian sivjet e ka shtuar si titull të veçantë “normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
 
HAPJA E NEGOCIATAVE PER MSA ME KOSOVEN
Komisioni Europian do të hap më 28 nëntor negociatat me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pa marrë pëlqimin paraprak të të gjitha vendeve të BE-së, duke përdorur artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës. Në rrugën e procesit drejt integrimit Evropian, hapja e negociatave të MSA-së është hapi më i madh që Kosova ka arritur deri më tani. Me 28 tetor për këtë qëllim në Kosovë pritet të arrijë komisionari për zgjerim Shtefan Fyle.
 
Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga zëvendësministri i Integrimit, Gëzim Kasapolli. Zyrtarët e institucioneve të Kosovës deri më tani, në deklarimet e tyre në media janë shprehur optimist se negociatat me Bashkimin Evropian sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të përmbyllen shumë shpejt. Duke u nisur nga fakti se Kosovën ende nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Evropian, është e pritur që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për Kosovën të mos ratifikohet nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.
 
Ky qëndrim pritet të ndryshojë nëse ndonjëra nga këto vende e njeh pavarësinë e Kosovës deri sa të vijë koha e ratifikimit të marrëveshjes. Mirëpo, Komisioni Evropian nuk sheh pengesa në këtë drejtim, pasi në rastin e Kosovës do të vihet në funksion artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës.
 
Ky artikull i jep të drejtë, Komisionit Evropian që të nënshkruajë MSA-në me Kosovën në emër të të gjitha vendeve të BE-së, qoftë edhe pa u ratifikuar në parlamentet e vendeve anëtare. Tashmë, është e ditur se kryesuese e palës kosovare në negociatat për MSA do të jetë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ndërsa në krye të negociatave nga BE-së do të jetë Jost Korte, zëvendësdrejtor në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin në Komisionin Evropian.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin