KE nis negociatat me Kosovën
për MSA, Serbia hyn në BE

KE nis negociatat me Kosovën<br />për MSA, Serbia hyn në BE
LUKSEMBURG - Komisioni Evropian miratoi rekomandimet e vendeve anëtare për të hapur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Në raportin e përbashkët të Parlamentit dhe Këshillit Evropian shkruhet se prej dhjetorit të vitit 2012, Kosova përmbushi të gjithë përparësitë afat-shkurtra në studimin e fizibilitetit.

"Komisioni Evropian sapo miratoi rekomandimin për vendet anëtare për të filluar negociatat për Marrëveshjen e stabilizim asocimit për Kosovën, shkruan në rrjetin Twitter, komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle rreth orës 11:15 minuta. Ndërsa i hapet drita jeshile për fillimin e bisedimeve me Serbinë për të hyrë në BE.

Vendimi i Komisionit Europian është njoftuar nga vetë Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle nëpërmjet rrjetit social në Twitter.

“Komisioni i propozon Këshillit Europian që të hapë negociatat për MSA-në me Kosovën! Hap i parë në këtë udhëtim të bukur”, shkruan ministrja  e Kosovës për Integrime Europiane, Vlora Çitaku.

Vendimi i Komisionit Europian erdhi vetëm pak minuta pasi nga Prishtina dhe Beogradi Ashton mori konfirmimin se të dy shtetet kishin miratuar marrëveshjen.

Të premten (19 prill) Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane

Lajm e konfirmoi edhe Ministrja e Kosovës për Integrime Europiane, Vlora Çitaku.
RAPORTI PER KOSOVEN
Kosova, shkruhet në raport, tregoi angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Po kështu, Kosova ka ndërmarrë disa hapa për një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të dialogut me Serbinë, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të dhjetorit 2012”, thuhet në raport, informon rtk.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian rekomandoi edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian: “Komisioni vlerëson se Serbia përmbushi përparësitë kryesore në marrjen e hapave drejt përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Për këtë arsye Komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Serbinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset