KE raporton në prill për
dialogun Kosovë- Serbi

KE raporton në prill për<br />dialogun Kosovë- Serbi
BRUKSEL- Komisioni Europian do të raportojë për të arritjet e dialogut Kosovë – Serbi më 16 prill. Ky afat mund t’i shtyjë Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiç që ta finalizojnë marrëveshjen për Veriun që në takimin e ardhshëm. Zyrtarët në Bruksel kanë shtuar edhe presionin tek palët, duke thënë se nuk duan që marrëveshja të arrihet në momentet e fundit.

Bashkimi Europian këmbëngul në finalizimin e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e Veriut.

Kosova dhe Serbia rreth kësaj teme mund të merren vesh që në takimin e 4 marsit në Bruksel, kur pritet të përballen për të gjashtën herë Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçië nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Burime të gazetës kanë thënë se dy palët kanë shënuar progres të madh në raundin e pestë, ku është biseduar për pjesën veriore dhe shpërbërjen e strukturave paralele atje.

Bashkimi Europian ka propozuar planin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, me të cilin pala kosovare pothuajse është pajtuar, derisa Serbia ka kërkuar krijimin e një bashkësie të komunave në të cilën do përfshiheshin dhe komunat tjera me shumicë serbe.

Në kuadër të këtyre bisedimeve do të trajtohet edhe çështja e gjykatave dhe policisë në pjesën veriore. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që të dy palët kanë kërkuar kohë për konsultime në kryeqytetet respektive.

Por, sipas burimeve, zgjidhja mund të gjendet qysh në takimin e parë të muajit mars, ndërsa për këto tema mund të nënshkruhet edhe marrëveshje ndërmjet palëve, por nuk përjashtohet mundësia që Baronesha Ashton ato t’i prezantojë si konkluzione sikur që ka ndodhur më parë në bisedimet teknike.

(sg/gazeta express/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve