KE rekomandon: Shqipërisë t'i
jepet Statusi i vendit kandidat

KE rekomandon: Shqipërisë t'i<br />jepet Statusi i vendit kandidat
TIRANE- Komisioni Europian rekomandoi sot në mesditë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Pas publikimit të progres raportit të përbërë nga 60 faqe, Komisioni Europian ka hartuar rekomandime, ku janë vendosur pikat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve për marrjen e statusit. Komisioneri Stefan Fyle lexoi edhe 5 rekomandime të reja pë Shqipërinë. 
  • Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike
  • Veprime për pavarësinë, efikasitetin e gjyqësorit,
  • Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit
  • Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar
  • Masa për të forcuar të drejtat e njeriut, e komunitetit rom dhe pronave
FYLE PREZANTON PROGRES-RAPORTIN: JA REKOMANDIMET E REJA PER SHQIPERINE
Në orën 13:00, para komisionit të jashtëm të KE-së, Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësisë së mirë, Stefan Fyle tha se, “në Shqipëri ka pasur një progres sinjifikativ pas vendimeve të dhjetorit 2012, si rregullorja parlamentare edhe dy ligjet e rëndësishme, kaluan në parlament.

Populli i dha një mandat të qartë liderëve të tyre. Duke pasur arritjen e nevojshme, Komisioni rekomandon që Këshilli Europian t’i japë statutin me mirëkuptimin që, Shqipëria të vazhdojë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Që komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave duhet që Shqipëria të përforcojë përpjekjet që ka bërë deri tani për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe që janë:
-Të vazhdojë reformën në administratë publike e cila të jetë e depolitizuar.
- Forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe reformë në sistemin e drejtësisë.
- Përpjekje më domethënës në luftën kundër korruopsionit.
- Përpjekje më domethënëse luftën kundër krimit të organizuar.
- Masa efektive për të përforuar mbrojtjen e të njeriut, edhe të drejtave të romëve, dhe implementimin e të drejtës së pronës

REKOMANDIMET E KE PER STATUSIN E VENDIT KANDIDAT
Komisioni europian i rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakort që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit europian. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtezohet me përmbushjen e detyrimeve vecanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

Komisioni Europian vëren se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt integrimit europian, veçanërisht prioritetet kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për të vazhduar rrugën e reformave kryesore që i ka lënë komisioni në vitin 2010.

Shqipëria ka bërë përparime në drejtim të hetimeve penale dhe aksioneve të policisë kundër kriminalitetit dhe organizatave kriminale dhe kundër korrupsionit.  
 
Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013 shkuan në mënyrë të qetë dhe pa probleme. Pas plotësimit të këtyre kushteve, Komisioni Europian rekomandon që Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, me qëllim që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj në luftën kundë krimit dhe korrupsionit.
 
PERMIRESIME NE LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT
Sipas Komisionit europian vlerësohet se, “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, veçanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyçe në opinionin e Komisionit të vitit 2010. Shqipëria – vazhdon më tej vlerësimi i Komisionit – ka marrë hapat e para drejt përmirësimit të efiksasitetit të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohen gjithashtu se “u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.
 
MIRATIMI I TRE LIGJEVE NE KUVEND
Në kapitullin për kriteret politike, një ndër më të rëndësishmit në vlerësimin e përparimit të një vendi, Raporti i Komisionit europian vlerëson se “Shqipëria ka bërë hapa të tjerë përpara në përmbushjen” e tyre, duke përmendur një sërë ligjesh të miratuara me konsensusin e palëve, e duke vënë në dukej veçanërisht miratimin nga parlamenti të tre ligjeve që ishin vënë si kusht vitin e kaluar. Me tone pozitive flitet edhe për “hapat e rëndësishëm për reformën e sistemit gjyqësor, për përmirësimn e luftës kundër korrupsionit, rritjen e goditjes ndaj trafikut të lëndëve narkotike, ndryshimet në Kodin penal lidhur me trafikun e qënieve njerëzore si dhe masat antidiskrimin”. Ndërkohë që si gjithnjë vlerësohet si “thelbësor, angazhimi konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal”.

FUSHAT KU DUHET TE PUNOHET ENDE NGA SHQIPERIA
Raporti identifikon më pas fushat ku nevojiten përpjekje tëmëtejshme për përmbushjen e plotë të kritereve politik. “Përsa i përket demokracisë dhe Shtetit të së drejtës, është thelbësore që të ndërtohet mbi përparimet e bëra dhe të sigurohet dialogu politik e që përpjekjet e përbashkëta për reforma të jenë të qëndrueshme”, vlerëson komisioni duke shtuar se “janë të nevojshme masa konkrete për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”. Brukseli nënvizon se “rezultatet konkrete në hetimin ndjekjen dhe ndëhskimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet duhet të përforcohen, duke ndërtuar mbi rezultatet e para të arritura”, ndërsa kërkohet të “përmirësohet më tej lufta kundër krimit të organizuar”. Po ashtu përmirësime kërkohen për cështjen e pronave, administratës publike apo dhe të drejtave të njeriut.
 
NE DHJETOR VENDIMI PER HAPJEN E BISEDIMEVE
Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të ministrave të vendeve anëtare, mes të cilëve megjithatë nuk mungojnë skeptikët. Por sipas disa diplomatëve perëndimorë, vështirë se Këshilli mund të rrëzojë një rekomandim pozitiv. Do të jetë po ky Këshill që do të duhet të vendosë për hapin tjetër kryesor në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Tiranës, atij që lidhet me datën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Sipas Komisionit europian “që të mund të shkojë drejt nivelit tjetër dhe të hapen bisedimet për anëtarsim Shqipëria duhet të përmbushë të tjera përparësi kyce, me një fokus të vecantë  në reformat për administratën, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore”, vlerëson Komisioni i cili thekson se “dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm do të mbetet thelbësor për një proces të suksesshëm reformash”.

PROGRES-RAPORT PER SHQIPERINE
Publikohet progres-raporti për Shqipërinë. Shqiptarja.com dhe A1 Report, disponojnë raportin e plotë të përgatitur nga Komisioni Europian. Progres-raporti përfshin periudhën nga shtator i vitit 2012 deri në muajin shtator të vitit 2013.

Raporti i progresit përbëhet nga 33 kapituj që tregojnë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian në raport tregon progresin që ka bërë vendi ynë në rrugën drejt BE-së.

Në raport flitet për zgjedhjet e vitit 2013 liritë fetare, drejtësinë, zgjedhjet, prokurimet publike, ligjin publik, liritë e medias, transportin publik, energjinë etj. Progres-raporti është duke u lexuar aktualisht në komisionin e Jashtëm të KE-së.

Pas këtij raporti, do të bëhen publike rekomandimet e Komisionit Europian, ku kërkohet që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

ZGJEDHJET KALUAN TË QETA
“Pavarësisht tensioneve dhe klimës së polarizuar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjishme, Shqipëria vazhdoi përpjekjet në reformat në të gjithë prioritetet. Zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat rezultuan një fitore e pastër për PS-së, e cila drejtonte koalicionin e Aleancës Europiane për Shqipërinë, u vlerësuan pozitivisht nga misioni vëzhgues ndërkombëtar. Dorëheqja e menjëherëshme e kryeministrit, i hapi rrugë kalimit të qetë të pushtetit”.

MEDIA: SHQIPERIA ME PRANE EUROPES
Shqipëria është më pranë Europës dhe sot pritet të marrë “OK”, për të qenë vendi më i ri kandidat për Bashkimin Europian, duke qenë kështu më pranë objektivit të saj, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Pasi ka ngelur tre herë në klasë Shqipëria, duket se viti i katërt është më i mbarë dhe kjo si pasojë e përmbushjeve të disa prej prioriteteve që i janë vendosur Shqipërisë. Ky dhjetor do të jetë një fitore për shqiptarët, pasi shancet për marrë stausin janë shumë të mëdha.

Edhe pse qeverisë shqiptare ende nuk I është vënë në dorë raport-progresi, komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka treguar opotimizëm. Gjithashtu edhe një prej agjensive prestigjoze në Itali ka shkruar se Shqipërisë i jepet “ok” për statusin. Fyle do të dal përpara ministrave të jashtme rreth orës 12:30 për të lexuar të plotë progres- raportin.

SEQUI SOT PASDITE TEK BUSHATI
Ministria e Jashtme njofton se në orën 17:40 ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të presë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë z. Ettore Sequi. Pas takimit që do të zhvillohet në Ministrinë e Puneve te Jashtme, do të ketë dhe një deklaratë për shtyp në orën 18:00.

KUSHTI
Një nga kushtet për Shqipërinë ishte edhe zhvillimi i qetë dhe pa probleme i zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, ku fitues doli koalicioni i majtë me në krye, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në bazë të raportit, Komisioni Europian në muajin dhjetor do të mbledhë liderët e 28 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, për t'i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Aktualisht kandidatët zyrtarë për në BE janë: Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
 
LEXIMI
Pas miratimit nga Komisioni Evropian i progres-raportit të përgatitur dhe i lexuar nga komisioneri Fyle, ky i fundit ka folur para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në orën 12:30. Ndërkaq komisioneri Stefan Fyle po zhvillon një konferencë për shtyp në Komisionin Evropian, e cila ka nisur në orën 14:30.

KONFERENCA PËR SHTYP E FYLESË:

FYLE PËR SHQIPËRINË: OPOZITA, TË JETË PJESË E 5 PRIORITETEVE PËR INTEGRIMIN

Në orën 14: 40 minuta komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle nisi konferencën për shtyp nga Brukseli. Fyle vlerësoi si vit të mirë për zgjerimin e BE-së.
“Zgjerimi ishte ajo që nxiti Kosovë- Serbi të arrijnë marrëveshjen historike. Në fillim të korriku, BE nuk do të jetë më i njëjtjë. Jam i lumtur që kam qenë komisioneri për Zgjerimin që afrova Kroacinë me BE-në. Ishte një vit i mirë për zgjerimin.”- tha Fyle. Komisioneri për zgjerimin e BE-së nënvizoi se për Shqipërinë periudha nga sot deri në dhjetor ku do të merret dhe vendimi nga Këshilli Europian është tepër i rëndësishëm. Fyle shton se shpresonte që opozita të ishte pjesë e procesit për realizimin e 5 reformave kyçe.  
“E mbani mend vitin e kaluar kur propozuam dhënien e statusit të vendit kandidat të kushtezuar me miratimin e 3 ligjeve. Këtë herë komisioni vjen dhe thtoë se Shqipëria i ka përmbushur këto tre kushte dhe gjithashtu  dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin të mira. I propozojmë vendeve anëtarë që është koha t’i japim statusin e vendit kandidat duke nënkuptuar që Shqipëria të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë vizitës në Bruksel, Rama më ka siguruar dhe më konfirmoi se e kupton sfidën që kanë autoritetet mes këtij moment dhe vendimit që do të merret në dhjetor nga Këshilli Europian si një mundësi nga aurotitetet shqiptare për të përmbushur edhe më shumë detyrimet sa i takon luftës kundër krimit e korrupsionit dhe të ketë rezultate. Dhe kemi propozuar 5 rekomandime për hapjen e negociatave. Ne i kemi bërë një ofertë Shqipërisë një instrument për të adresuar 5 prioritetet kyçe dhe shpresoj që qeveria të bëjë gjithçka që mundet dhe opozita aktuale të jetë pjesë e këtij procesi .Shpresoj që kjo eksperiencë të përdoret për të pasur një taktikë gjithëpërfshirëse për të trajtuar këto 5 prioriete.”

FYLE PËR KOSOVËN: VENDIMET E BE PËR KOSOVËN NUK KANË NEVOJË PËR RATIFIKIM
Pyetjes: "A keni aprovim nga vendet anëtare të BE-së për MSA-në me Kosovën?", Fyle iu përgjigj: Ky është vendim i BE dhe nuk ka nevojë për ratifikim nga vendet anëtare. Ka të bëjë me mandatin që na ka dhënë Këshilli i Europës".

FYLE PËR TURQINË - TURQIA TË PLOTËSOJË KAPITULLIN 22 DHE 23 TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
I pyetur mbi integrimin e Turqisë nga gazetarët, Fyle u përgjigj: "Shpresoj shumë që mos presim kaq gjatë përpara se të hapim një tjetër kapitull me Turqinë. Ka një ndryshim për sa i përket çështjes më të rëndësishme që përmendëm vitin e kaluar, për të garantuar që BE vazhdon të jetë një pikë reference për reformat në Turqi. Theksova që procesi i anëtarësimit është reforma më e mirë për këtë dhe jam i lumtur që shoh kryeministrin, presidentin dhe politikanët e tjerë në Turqi që bëjnë të njëjtën referencë, sepse progres-raporti natyrisht të gjithë jemi kritikë ndaj ngjarjeve për parkun Gëzi dhe protestave në sheshin Taksim. Jo vetëm duke parë përdorimin e tepruar të forcës dhe si u menaxhua gjithë situata, por edhe tek ringritja e shoqërisë civile, që kërkon të ketë rolin e saj në një demorkaci pjesëmarrëse jo vetëm gjatë zgjedhjeve por dhe në mes të këtij procesi, duke forcuar dialogun mes autoriteteve dhe popullit. Kemi bërë përpjekje të mëtejshme kësaj here, jo se nuk e bëjmë gjatë gjithë kohës, por këtë herë për të gjitha këto çështje, ndaj atyre që kemi një qasje, po dhe aty ku shohim progres në përpjekje për të sjellë paqe në juglindje të Turqisë. Me reformat e bëra dhe premtimin për të implementuar këto reforma, që përforcon thirrjen time ndaj shteteve anëtare për të hapur kapitullin 23, 24 me Turqinë. Nëse duam që Turqia të përballet me të drejtat themelore le të përdorim instrumentet në kapitullin 23 dhe 24. Do të punojmë dhe kemi punuar me grupet punuese rreth këtyre kapitujve, por s’është e njëjta gjë". Një gazetar ndërhyri dhe tha se ky është progres-raporti i 16-të për Turqinë. Turqia ka mbyllur vetëm një kapitull. Do na duhen 3 shekuj për të mbyllur gjithë kapitujt me këtë ritëm. Çfarë do bëni për të penguar rezistencën e vendeve të BE për të mbyllur futjen e Turqisë në BE. Nuk e mendoni si mosrespektimndaj popullit turk meqë raporti del një ditë pas Bajramit?" Fyle: "Kam respektin më të plotë për këtë festë dhe u kam kërkuar miqve të mi turq, që duhet respektuar kalendari i brendshëm i BE-së. Kjo është platforma për të trajtuar kapitullin 22. Megjithë respektin tim për këtë festë nuk e shtynim dot në kalendar këtë datë dhe shpresoj që miqtë e mi turq ta kuptojnë këtë gjë. Nuk ka të bëjë vetëm me shtetet anëtare dhe jo vetëm më Turqinë. Është çështje besueshmërie nga të dy palët; besueshmëri nga ana jonë dhe nga ana e Turqisë lidhur me qasjen ndaj reformave dhe çfarë përfshihet në ato 35 kapituj dhe procesin e anëtarësimit. Është sikur ju të zgjidhnit cilat reforma doni të plotësoni dhe cilat jo. Shpejtësia e tyre ditën që Turqia do të plotësojë BE do vijojë me hapjen e kapitujve të tjerë. Fakti që kemi mbyllur vetëm një kapitull jo se nuk e kemi marrë seriozisht Turqinë. Nuk është çështje e vendeve anëtare. Ka çelës në xhepat e të gjitha palëve. Dhe ka ardhur koha të nxjerrim çelësin, që Turqai mund ta përdorë më mirë se kjo është mënyra për të treguar angazhimin e politikanëve turq, për të përdorur BE-në për reformat në vend".

FYLE PËR BOSNJËN DHE MAQEDONINË: NUK KEMI HEQUR DORË NGA ASNJËRA, MAQEDONIA PROBLEME ME LIRINË E FJALËS
Pyetjes nëse ka përpjekje të besueshme nga autoritet e Bosnjës mbi integrimin dhe cilat janë, Fule u përgjigj: "Dua ta bëj të qartë që për sa i përket vendimit të gjykatës europiane nuk flitet për përpjekje të besueshme, por për zgjidhje. Për sa i përket Bosnjës dhe Maqedonisë, ku procesi duket se ka një ngecje, të dy këto vende kanë pasur sfida të ndryshme, siç kanë histori të ndryshme. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si përballen me këto sfida. Për sa i përket Maqedonisë është momenti të zgjidhet çështja e emrit, që të përmbushin kriteret politike për hapjen e negociatave. E bëra të qartë dhe e përsëris; me dialog të nivelit të lartë kemi ecur përpara në axhendën e integrimit, duke arritur kështu fokusin dhe debatin mbi këtë vend. Nuk kemi hequr dorë nga Maqedonia dhe nuk do të heqim dorë as nga Bosnjë-Hercegovina, ku kemi përcaktuar në mënyrë të qartë se çfarë nevojitet për ta kaluar këtë urë drejt Zgjerimit. Kam theksuar se nëse liderët politikë vijojnë të jenë të angazhuar ndaj kësaj kronize, nëse modeli ynë matematik i versioneve të ndryshme të marrëveshjeve që mund të jenë dhe ka një rrugëdalje, atëherë do të shkojmë tek këta dhe t’i ndihmojmë. Jam në favor të principit të pronës dhe ky shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka një ekip tani, që shpresoj se do kthehet së shpejti me lajme inkurajuese".
Një gazetar maqedonas ndërhyri dhe tha se "është rekomandimi i pestë për hapje negociatash me Maqedoninë. Këtë vit situata e përkeqësuar; një pjesë e kolegëve të mi janë në burgje. Po fuqia e transformimit të BE dhe vlerave thelbësore si liria e fjalës, çfarë masash do merrni që të parandaloni një përkeqësim të situatës? Gazetari ka shtuar se " shpresoj mos kem unë pasoja pas kësaj pyetjeje që po u bëj juve". Ndërsa Fyle u përgjigj: "Për lirinë e shprehjes kemi organizuar një herë në dy vjet konferencë, si një mundësi për të dëgjuar ju gazetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë, për të parë si është situata, por të gjetur zgjidhje për t’u përballua me këto probleme. Nëse shihni se çfarë është bërë, duke adresuar këto çështje, kapitullin 23, 24 që në fillim të anëtarësimit ne kemi bërë për lirinë e të shprehurit. E di se ka disa probleme serioze atje. Ka mungesë progresi për sa i përket kapitullit 23. Mbase do ta ulnim shpejtësinë e procesit, për të dërguar mesazhin tonë, për të thënë që është pjesë shumë e rëndësishme dhe nuk do vijojmë asnjë kapitull tjetër, nëse nuk adresohen këto çështje në këto kapituj".

FYLE PËR MALIN E ZI: KEMI PRITSHMËRI PËR ÇËSHTJEN E PËRGJIMEVE
Pyetjes nëse mund të ishte preçiz në një anëtarësim të mundshëm të Malit të Zi, Fyle u  përgjigj: “Të jesh preçiz në politikë?! Mendoj që në progres-raport jemi të qartë për këtë çështje. Kemi qenë të qartë për pasojat për rëndësinë e kësaj çështjeje, që të trajtohet siç duhet, se ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Nuk na takon të themi se ç’duhet bërë me saktësi, të komentojmë për vendimet e gjykatës. Nuk do mohoj pritshmëritë që kemi ne për sa i përket çështjes së audio-përgjimeve; ka nevojë për reflektim jo vetëm ligjor, por edhe politik, shoqëror në vend. Ndonjëherë flas në gjuhë diplomatike, por mendoj se isha shumë i qartë kur thashë që Mali i Zi është vendi i parë që hap kapitujt 23 dhe 24, sikurse është dhe vendi i parë që përjeton shpritin dhe atmosferën e procesit të integrimit, duke nisur me këto dy kapituj”.

FYLE PËR QIPRON: SHPRESOJ TË JETË NË AXHENDË NË TAKIMIN E LUKSEMBURGUT
"Për Turqinë kapitulli 22 pritej të ishte akullthyes. A po bëni maksimumin për cështjen e Qipros, ndërkohë që i është lënë më shumë hapësirë palës greke?", ishte një pyetje nga gazetarët për Stefan Fyle. "Arsyet që nuk kemi hapur kapitullin 22 para pushimeve të verës nuk i heq asgjë marrëveshjes dhe vendimit të vendeve anëtare, as konfirmimit që në ditën e progres-raportit të konfirmojnë qëndrimin e tyre dhe të zgjedhin datën e konferencës ndërqeveritare. Shpresoj të bëhet sa më shpejt. Këshilli mblidhet në fund të tetorit në Luksemburg. Shpresoj të jetë në axhendë".
 
Redaksia Online
(Suela Gera/Artan Cena/Magdalena Alla/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore