Ke sens humori? Mund të punosh në Google

Ke sens humori? Mund të punosh në Google
TIRANE – Ilustrues, designer, kreativë... vini re! Google po kërkon të punësojë me kohë të plotë një person që të merret me të ashtuquajturat “doodle”, thënë ndryshme, modifikimin e logos së saj si një mënyrë për të përkujtuar e festuar personazhe apo ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit. Çfarë nevojitet? “Sens humori, dashuri për gjërat historike, artistike dhe fantazioze”. Sigurisht, kandidatët duhet të dinë të vizatojnë, por kujdes: “është përshtypja e parë ajo që vlen”.

Ishte viti 1998 kur faqja kryesore e Google u transformua për herë të parë. Fillimisht logo ndyshonte vetëm për ngjarje të veçanta (nga Lojrat Olimpike deri te Krishlindjet). Por vitet e fundit ato që online thirren me emrin “Google Doodle” shfaqen gjithnjë e më shpesh. Ka nga ata që i pëlqejnë shumë e ka që nuk i durojnë dot. Gjithsesi, gjigandi i kërkimit në Internet tashmë ka vendosur të zgjerojë ekipin që merret me krijimin e logove.

Kandidatët duhet të tregojnë se kanë 4 vjet eksperiencë pune. Asnjë detaj nuk është bërë i ditur mbi pagën. Procesi i punësit dihet që ka qenë gjithmonë shumë rigoroz: aspirantët duhet të kalojnë intervista të ndryshme, me telefon dhe personalisht, si dhe disa teste. Online qarkullojnë edhe disa guida se si të përgatitesh sa më mirë për t’u punësuar në nga Larry Page dhe Sergey Brin.

Doodle-i i parë u krijua më 30 gusht të para 14 viteve nga koreani Dennis Whang. Që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra: vetëm vjet Google ka krijuar 260 logo, disa prej të cilave në version të animuar apo video. Është e kotë të zgjedhësh mes tyre: ekziston një muze ku mund të shikohen të gjitha: http://www.google.com/doodles/finder/2012/All doodles/

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh