Pas polemikave të fundit për qarkullimin e lajmeve false në Google dhe "Facebook", The Independent ka publikuar një seri fotosh false që janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, pa e ditur se bëhej fjalë për imazhe të montuara.
Nga gjarpri me 7 koka, tek Vladimir Putin mbi një ari, janë disa nga fotot false që kanë bërë xhiron e botës.
1. Gjarpri me 7 koka. Nuk është i vërtetë, është një fotomontazh. Në foton origjinale është thjesht një gjarpër me një kokë.

2. Fotoja e John Kennedy dhe Marilyn Monroe nuk është reale, por një montazh.

3. Engjëlli i Kobanes. Kjo foto është shpërndarë me mbishkrimin se ushtarja në foto ka vrarë mbi 100 luftëtarë të ISIS. Fotografi suedez që realizoi foton zbuloi se vajza nga Aleppo ishte vetëm një vullnetare në radhët e ushtrisë së kurdëve, e cila nuk ka vrarë kaq shumë terroristë.

4. Këlyshi i sapolindur i ariut polar. Nuk është një foto reale, pasi këlyshët e ariut polar lindin pa asnjë qime.

5. Gjarpri me ngjyrat e ylberit. Eshtë një foto e modifikuar, pasi një gjarpër i tillë realisht nuk ekziston.

6. Putin që kalëron një ari, është vetëm një fotomontazh.

7. Trafiku në Kinë. Kjo foto jo vetëm është modifikuar, por rruga që duket në foto nuk ndodhet në Kinë, por në Kaliforni.

(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com