BRUKSEL - Shqipëria nuk ka përmbushur as kushtet minimale për marrë në vjeshtë statusit e vendit kandidat. Dushi i ftohtë për Tiranën vjen nga Komisioni Europian (KE), përmes zërit të Vassilis Maragos që kryeson njësinë për Shqipërinë në KE.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë, Maragos theksoi se gjatë vizitës së Komisionerit Fule në muajin maj, Tiranës iu bë e qartë se cilat ishin tre kushtet minimale: përmbushja e marrëveshjes politike të nëntorit, zgjedhja konsensuale e Presidentit dhe dorëzimi i një numri rezultatesh të prekshme në disa fusha.
Këto janë tre pikat thelbësore që Shqipëria ende nuk ka përmbushur por që duhet të kishte realizuar “për të lëvizur në rrugëtimin e saj evropian”, tha Maragos.
SHQETESIM ZGJEDHJA E NISHANIT
Përsa i përket problemit të kreut të ri Shtetit, Maragos shpjegoi se “të gjithë në këtë sallë e kemi ndjekur nga shumë afër dhe, siç është përmendur nga disa zyrtarë të BE-së, Kushtetuta u respektua në përgjithësi”. Pavarësisht nga kjo, Maragos nuk fshehu shqetësimet “për ndikimin që kjo zgjedhje ka pasur apo mund të ketë në të ardhmen mbi dialogun politik të vendit. Ne besojmë se kjo është diçka mbi të cilën aktorët politikë duhet të përqendrohen, për të garantuar se do të ruhet me të vërtetë dialogu politik.
Por për KE, kushti thelbësor për dialogun politik mbetet plotësimi i Marrëveshjes së Nëntorit. “Ky është minimumi që duhet të bëjë Shqipëria në javët e ardhshme për të ruajtur dialogun politik, por edhe për të krijuar kushtet për kryerjen e reformave të mbetura”, shpjegoi Maragos.
Diplomati evropian e cilësoi si të një rëndësie të veçantë që “si qeveria dhe opozita” “të punojnë së bashku për të mbyllur këto çështje që mbeten pezull. Kjo është absolutisht e domosdoshme dhe absolutisht thelbësore për ecurinë e Shqipërisë drejt BE”, përsëriti Maragos.
KONSENSUSI PER TOTOZANIN
Gjatë fjalës së tij në mbledhje Maragos la disa herë të kuptohet se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm pa konsensusin e opozitës ishte një dështim në sytë e Europës. Ai bëri këtë edhe kur theksoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit “përmes një procesi konsensual” ishte “një nga zhvillimet më pozitive në Shqipëri që prej vitit të kaluar”. Dhe kjo “për mënyrën sesi u bë, për procesin gjithëpërfshirës, për personin që u zgjodh”.
Tjetër notë pozitive sipas KE është miratimi i ligjeve me 3/5 që u mundësua pas kthimit të opozitës socialiste në Parlament.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH/ Pas deklaratës së fundit të KE, kush e ka fajin nëse Shqipëria nuk merr statusin në vjeshtë?