TIRANË- Yuri Kim, si ambasadore e SHBA-së ka vetëm një kufizim nga Uashingtoni, të mos takojë personat që janë në listën e zezë të Amerikës si të korruptuar dhe minues të demokracisë, e këtu bën pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një kohë kur ka nisur takime intensive me përfaqësues të partive politike, përfshirë këtu edhe me Ilir Metën, Kim ka theksuar se jo vetëm ajo, por asnjë zyrtar amerikan nuk do të takojë kurrë Berishën, apo çdo njeri tjetër që është ‘i padëshiruar’ në SHBA-

“Do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…(Për Z. Berisha) …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë”, tha Kim.

Edhe pse Berisha e quan veten kryetar të PD-së,  ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, thotë se njeh deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj si kreu në detyrë i kësaj force politike.

"Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë", tha Kim.

Në nië intervistë, diplomatja është ndalur të flasë edhe për takimin me ish-presidentin Ilir Meta, me të cilin ka pasur marrëdhënie jo aq diplomatike. Mirëpo Kim, tha se te ai takim i bërë nuk kishte asnjë mesazh të fshehtë. Sipas saj, mesazhi kryesor është që institucionet demokratike kanë rëndësi dhe për aq kohë sa Meta drejton një parti politike, atëherë takimi me të ishte i rëndësishëm. Diplomatja amerikane dha edhe detaje duke thënë se është diskutuar për shumë çështje, për të cilat jo domosdoshmërish ka pasur një dakordësi mes palëve.

“Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar. Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…A ishim në një mendje për të gjitha temat? Jo, sigurisht që jo”, tha Kim.

Kim komentoi edhe shkarkimin e Gledis Nanon si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të cilën ambasadorja tha se nuk e priste duke shtuar se ai ishte një aleat shumë i mirë për SHBA-në. Në fund dha edhe një koment për amnistinë fiskale, ku u shpreh skeptike se kjo skemë mund të përdoret për pastrimin e parave të pista, gjë që do të rrezikonte integrimin e vendit në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Paratë e krimit në Shqipëri përmes amnistisë fiskale? Kim: Do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur kundër amnistisë fiskale që qeveria po përgatit, duke thënë se Shqipëria ka mungesë mekanizmash kundër pastrimit të parave. Ajo tha se kjo do të rriste rrezikun për pastrimin e parave të pista dhe se nga kjo do të rrezikohej integrimi në BE.

Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institucioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet? Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…

Gazetari:  Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave. Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz  të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.

Gazetari:  Por është argument.

Ambasadorja Kim: Është argument, por është një argument i tmerrshëm. Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.

 

Ora 22:00
Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni

1664481886_PerWEBOKkscaled.jpg

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është edhe Sali Berisha, i cili sot pretendon se drejton Partinë Demokratike.

“Do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…(Për Z. Berisha) …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë”, tha Kim.

Ora 21:33
Kim: E mendonit se Tahiri do futej në burg? Lëreni SPAK të bëjë punën e tij

1664481611_SaimirTahiri.jpg

 Duke folur për rezultatet e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vendin tonë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim solli në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me burg. Për Kim, kjo gjë shumë kohë më parë ishte menduar si diçka e paarritshme, por tani më pandëshkueshmëria ka marrë fund.

"Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurtë se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Pranadaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara reformës në drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçanntë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje… Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg.  Asnjëherë. (...) Mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetarë shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara. Lëreni SPAK të bëjë punën e tij", tha Kim.