"Ky financim do të shkojë për pesë projekte evropiane që kanë të bëjnë me një provë klinike me shkallë të gjerë të një vaksine potenciale me testimin e përbërësve ekzistues dhe të rinj në kuadër të trajtimit të virusit Ebolës", theksoi Komisioni në një komunikatë.
"Projektet e zgjedhura, dy në Belgjikë, dy në Francë dhe një në Gjermani u gjykuan më premtueset për zhvillimin e trajtimeve dhe vaksinave kundër Ebolas", theksoi presidenti i Komisionit Hose Manuel Barroso, cituar në komunikatë.
Njoftimi i Komisionit përkoi me zhvillimin e një takimi të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot në Gjenevë.
ATSH