Jo vetëm Presidenca por dhe Kuvendi nuk mund të ushtrojnë kompetencat e tij për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i ri i cili do të emërojë anëtarët e të gjithë strukturave të reja të drejtësisë.
Nenet 149 dhe 179 të Kushtetutës së re do të duhet të shkelen nga të dy këto institucione, deri sa të miratohet ligji qeverisjes së gjyqësorit.
Ish-anëtarja e Komisionit të Reformës në Drejtësi, deputetja e LSI-së Silva Caka në intervistën për Report Tv shprehet se është krijuar një vakum ligjor i cili mund të zgjidhet vetëm me konsensus ndërmjet institucioneve.
"Nëse presidenti brenda këtyre ditëve nuk e ushtron këtë kompetencë të tijën atëherë kjo kompetencë i kalon kuvendit i cili brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi edhe 5 ditë shtesë nga afati 5 ditor që ka vetë presidenti për të hedhur shortin, hedh shortin për të përcaktuar anëtarët e rinj të këshillit të emërimeve në drejtësi. Dashje pa dashje është krijuar një boshllëk ligjor i cili ka krijuar në problematikë në lidhje më afatet por që pa u miratuar projektligji i cili është ende në shqyrtim në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi nuk mund të kemi një proces për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidaturave për këshillin e emërimit në drejtësi", shprehet Caka.
Sipas neneve 149 dhe 179, në rast se shorti i hedhur nga Presidenti 5 ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese pra në 16 gusht, dështon, deri në 21 gusht këtë procedurë duhet ta bëjë kryetari i Kuvendit.
Të zgjedhurit, të cilët duhet të përmbushin një seri kriteresh që përcaktohen në ligjin e qeverisjes së gjyqësorit, qëndrojnë në detyrë deri në datën 31 dhjetor të vitit kur hyn në fuqi ky ligj.
Maxhoranca shprehet e gatshme të presë Presidentin para se Kuvendi të veprojë. E pyetur se ç’qëndrim do të mbajë maxhoranca mbi vërejtjet e PD-së për vettingun, Caka përgjigjet :
"Në momentin që do të kemi një produkt përfundimtar sigurisht të rakorduar dhe të pranuar me konsensus nga të dyja palët, qoftë nga partia demokratike apo partitë e tjera opozitare dhe nga ekspertët e EURALIUS dhe OBDAT dhe grupi i ekspertëve të nivelit të lartë patjetër që dhe maxhoranca do të ketë një qëndrim konsensual edhe të pranuar të gjitha ndryshimeve", shprehet Ish-anëtarja e Komisionit të Reformës në Drejtësi, deputetja e LSI-së Silva Caka në intervistën për Report Tv.
Të njëjtën formulë konsensusi maxhoranca do të përdorë dhe për ligjin e byrosë kombëtare të hetimit dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO