KED drejt zgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese

KED drejt zgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkon drejt përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli njoftoi sot se ka lejuar vijimin e procesit për kandidaten Elsa Toska dhe ka ndërprerë procedurat për 7 kandidatë të tjerë për në Gjykatën Kushtetuese. Në total deri tani janë 5 emra që kanë kaluar, ndërsa 12 kandidatë janë rrëzuar. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Procesi konsiderohet si tejet i rëndësishëm pasi mund të bëjë të mundur përzgjedhjen e 6 anëtarëve të Gjykatës së Kushtetuese të cilët pas intervistimit dhe vlerësimit me pikë nga Këshilli do të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese mund të rinisë funksionimin ndonëse me numër të reduktuar. Ndërsa për 3 anëtarët e tjerë do të duhet të pritet plotësimi fillimisht me anëtarë i Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht numrit të lartë të kandidaturave edhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ata që kanë kaluar deri më tani, për të vijuar procedurën, janë vetëm dy, Artur Metani, drejtuesi aktual i Avokaturës së Shtetit, dhe Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën administrative të Apelit. Malaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kërkoi menjëherë që çështja t’i kalojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Gjatë seancës në KPA, Komisioneri publik deklaroi se i ishin vënë në dispozicion vetëm në muajin qershor dy dokumenta të cilat nuk kishin qenë pjesë e dosjes që KPK i kishte përcjellë atij për rastin e gjyqtarit. Ndonëse fillimisht apelimi është bërë për çështjet e pasurisë së Malajt, ndaj të cilave janë hedhur hije të forta dyshimi, Komisioneri publik në ankimimin shtesë ka përfshirë dhe dy denoncime të mbërritura në adresë të gjyqtarit. Pasuria e Malajt ka qenë pjesë dhe e investigimeve të mediave. Në muajin tetor të vitit të kaluar, Birn publikoi një artikull të gjatë, ku ngriheshin pretendime serioze se gjyqtari kishte fshehur deklarimin e një vile 3 katëshe në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Gent Osmani, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Zotit Osmani ju deklarua si problem, mos rakordimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në vitet 2011-2013. Pak muaj më parë me një vendim që u shoqërua me polemika, Kolegji shkarkoi dhe anëtaren tjetër të Këshillit të Prokurorisë, Antoneta Sevdari. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin