TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur pikëzimin dhe vlerësimin e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta më datë 27.09.2019.

Kujtojmë se më herët presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese edhe pse ky i fundit nuk ka kaluar ende procesin e vettingut.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së martës ku ndër të tjera u vendos që anëtar/relator do të vazhdojë të jetë  Eriol Roshi, sipa shortit të datës 05.04.2019.

Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:

– Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo.

– Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci.

– Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo.

Presidenti Ilir Meta ka botuar ditën e djeshme emrat e 6 kandidatëve për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

6 kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese janë:

1. Dedë Kasneci

2. Envi Hicka

3. Prelë Martini

4. Shaqir Hasanaj

5. Vasil Bendo

6. Vjosa Bodo Mujo.