KED konstituohet më 15 janar, shpallen edhe vakancat për tre vendet në Gjykatën Kushtetuese

KED konstituohet më 15 janar, shpallen edhe vakancat për tre vendet në Gjykatën Kushtetuese

TIRANE- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvilloje mbledhjen e parë për vitin 2020 në datë 15 janar, ku pritet të të konstituohen institucioni i saj.

Më 15 janar KED do të kërkojë buxhet për personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune, ndërsa pritet të shpallë vakancat për tre vende në Gjykatën Kushtetuese, një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.

Njoftimi i plote

Në datën 15 janar 2020 ora 12.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2020.

Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite:
1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.

3. Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

4. Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë:
Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë