Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurat për verifikimin e kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto.

KED njofton se gjyqtarja është tërhequr nga gara për Gjykatën Kushtetuese në vakancën e shpallur nga Presidenca.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:

·Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese" - thuhet në njoftimin e KED.

Peto është skualifikuar 2 herë nga KED në garë për Kushtetuesen por u rikthye sërish nga Gjykata Administrative e Apelit.

Pasditen e sotme Presidenca ka emëruar gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon duke e bërë funksionale.

Tashmë në garën për Kushtetuesen ka mbetur vetëm 1 kandidate, Sonila Bejtja.